Kryetari Cungu priti Edita Tahirin

June 28, 2012   | Shoqëria / Društvo

Kryetari Cungu priti në vizitë Zëvendëskryeministren e Kosovës znj. Edita Tahirin

Gjatë një vizite në Mal të Zi, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me Deputeten e Kuvendit të Kosovës znj. Justina Shiroka Pula dhe këshilltaren politike znj. Elona Cecelia vizituan komunën e Ulqinit, ku u takuan me Kryetarin e komunes z. Nazif Cungu dhe bashkpunëtorët e tij të ngusht.
Kryetari Cungu falenderoi delegacionin nga Kosova për viziten që rezervuan në qytetin e Ulqinit duke shprehur rëndësin e bashkpunimit të Republikes së Kosovës me Malin e Zi, kryesisht me shqiptaret në Mal të Zi.
Ai i njoftoi ato me gjendjen në komunen e Ulqinit duke u shprehur që Ulqini ka potenciale të mëdha për zhvillim megjithate kto 20 vitet e fundit ka ngelur pas në shumë fusha, kryesisht në ate të turizmit duke rënë në nivelin 8% të turstëve në Mal të zi, nga 18.5% që kishte para 2 dekadave; dhe se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i keqprivetizimit të hotelerisë me c’rast janë mbyllur apo edhe prishur hotele që funksiononin më heret.

Megjithate ai shprehu optimizem duke i njoftuar ato se Komuna e Ulqinit po punon intenzivisht në hartimin e planeve strategjike për zhvillimin e qytetit, të cilat do të jenë edhe parakusht për investime të reja,me c’rast i ftoi edhe bizneset kosovare të investonë në Ulqin.

Kryetari Cungu shprehu mirnjohje ndaj Kosovës për ndihmesen e dhënë në arsimin e shqipëtarve në Mal të Zi. Bashkpunimi në fushen e arsimit,kulturës,ekonomisë dhe shum fushave të tjera do të ishte me interes për shqiptaret në Mal te Zi duke i bërë ato edhe urëlidhës në bashkpunimin e këtyre dy vendeve.
Znj. Tahiri fillimisht falenderoi Komunën e Ulqinit dhe Kryetarin në veçanti për pritjen e organizuar për delegacionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe e përgëzoi ate për iniciativat dhe punen e ndërmarrë në standartizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshem të qytetit të Ulqinit, që ajo e quajti “qytet i bukurisë shqiptare”.
Më pas ajo foli për përparimet në shtetndërtimin e Kosovës si në planin e brendshëm ashtu edhe në politikat ndërkombëtare. Shteti i Kosovës është duke punuar intensivisht në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe se Kosova është e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme si rrugë e përshpejtimit të integrimeve euro-atlatnike. Zonja Tahiri foli edhe për marrëdhënie të shkëlqyera mes Kosovës dhe Malit të Zi duke vlerësuar lartë qendrimin zyrtar të autoriteteve malazeze.