Nazif Cungu priti kryetarin e komunës Kayl nga Luxemburgu

July 5, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti sot në takim kryetarin e Komunës së Kayl-it nga Luxemburgu z. John Lorewnt.
Kryetari Cungu e falenderoi z.Lorewnt për viziten që ai rezervoi për qytetin tonë dhe e njoftoi atë me gjendjen, burimet dhe mundësit që Ulqini ka. Ai i bëri të ditur që potencialet kryesore të Ulqinit janë në fushen e turizmit, bujqësisë dhe industrisë së lehtë.
Poashtu e njoftoi edhe me punen e deritanishme të pushtetit vendorë në hartimin e planeve strategjike ekonomike dhe hapsinore për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshem të këti qyteti.
Z. Lorewnt e falenderoi kryetarin Cungu për pritjen e rezervuar. Ai tha se nga pamja e parë Ulqini duket që ka një natyrë shumë të veçantë dhe u shpreh se kjo është një mundësi që ky qytet duhet shfrytëzuar. Ne mund të shqytojmë mundësinë për të ndihmuar Ulqinin në fushen e infrastrukturës,poashtu edhe në fushten e bashkpunimit kulturore dhe arsimor,si dhe mundësin konkrete për ndërtimin e një çerdheje për fëmijë.
Në fund ai i propozoi kryetarit Cungu për binjakzimin e qytetit Kayl me Ulqinin dhe e ftoi atë të vizitojë Luksemburgun në mënyrë që të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat tona në fusha të ndryshme.