Nazif Cungu priti përfaqësuesit e zyres së USAID

July 7, 2012   | Shtypi / Mediji

Kryetari i komunës z.Nazif Cungu priti në një takim përfaqësuesit e zyres së USAID me të cilët u diskutua për vazhdimin e bashkpunimit në mes të këtyre dy institucioneve. Ato diskutuan konkretisht për mundësin e financimit të rrjetit informativ mbrenda objektit të komunës së Ulqinit nga ana e UASID-it. Komuna e Ulqinit e ka nisur një projekt të tillë për instalimin e rrjetit informativ, mirpo u ra dakord që të shqyrtohet mundësia e integrimit të këtij projekti në një projekt më të gjërë të cilin do ta financoj kjo organizatë ndërkombëtare.
Projekti ka për qellim shtrirjen e rrjetit informativ të integruar i cili do të sherbejë në rritjen e shpejtësisë së komunikimit,digjitalizimit të sistemit administrativ si dhe do të ndihmoj në rritjen e efiçenses dhe efikasitetit të administratës së komunës së Ulqinit.

Komuna Ulqinit