Nazif Cungu reagon ndaj deklaratave të Selim Resulbegoviqit

July 9, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ulqin, 08.07.2012
Nuk kem për qëllim vazhdimin e polemikës në media me z. Resulbegoviq, e cila me paraqitjet e tija ka marrë tone të pahijshme dhe merret vetëm me sulme personale, nënvlerësim të karakterit dhe bindjeve të mija dhe bashkëpunëtorëve të mi dhe posaçërisht me nëpërkëmbjen e institucionit të Kryetarit të Komunës. Këtë nuk duhet ta bëj një partner i koalicionit që është dhe Nënkryetar i Komunës, siç thotë edhe ai vet, bashkëpunëtori i parë i Kryetarit të Komunës.
Pas 6 viteve të pushtetit të PDS në komunën e Ulqinit, më në fund Z. Resulbegoviq ka marr guximin të kritikoj publikisht Kryetarin. Tani është e qartë se për këtë veprim nuk ka pasur guxim 5 vitet e fundit sepse atëherë ka ushtrua pushtetin me partner tjetër të koalicionit. Vite me radhë kanë mbajtur në sirtarë dorëheqjet të cilat kurrë nuk i kanë realizuar.
Selim Resulbegoviqi në reagimin e vet nuk është përgjigjur në asnjërën akuzë që i kam bërë, por për të fshehur veprimet e veta, me qellin me keqdashje i ngatërron (zëvendëson ) tezat. Ajo çka është më e rëndësishme, e çka ai me këmbëngulje tenton ta fsheh, të bëj dredhi që mos të përgjigjet , është fakti se ky pushtet vendorë është i diskriminuar nga ana e NP Morsko dobro, ku ai është anëtarë i këshillit drejtues, dhe kjo Ndërmarrje vazhdon të sillet si autoritet centralist ndaj qytetarëve të Ulqinit.

Pa respektuar mendimet dhe qëndrimet e vetëqeverisjes lokale, për çka i obligon Ligji, ata vazhdojnë të caktojnë kush dhe si do të shfrytëzojnë lokalitetet më atraktive në komunën e Ulqinit. Anashkalojnë faktin se komuna e Ulqinit ka për detyrë të mbroj interesat e qytetarëve të vet, dhe nuk guxon të jetë çështje e konfliktit personal, as, siç thotë ai, diçka kundër tij dhe familjes së tij, por vetëm konflikt mes interesave të Komunës dhe interesave të NP Morsko dobro.
Tani më është e qartë se Z Resulbegoviq ka marrë rolin e mbrojtësit të NP Morsko dobro për të shpërblyer ata, për privilegjet që ka pasur dhe vazhdon të ketë.
Askush nuk ka të drejtë të mbaj monopol mbi të mirat detare, dhe mendoj se, kur kemi para sysh afërsinë e integrimit në BE, dhe standardet e reja në relacion mes pushtetit qendror dhe atij vendorë , si dhe Ligjin e ri për të mirat detare, kjo nuk do zgjas më tutje. Mendoj se Ulqini do të marri një pozitë për respekt në administrimin e kësaj Ndërmarrje, sepse kjo edhe i takon, për shkak të territorit prej 57% që i takon në brezin detar.
Besoj se PSD duhet të rishikoj edhe një herë mundësitë e vazhdimit të Koalicionit të bazuar në strukturën e deritanishme të kuadrove dhe përmes zëvendësimeve të kuadrove ti përmirësoj marrëdhëniet mes partnerëve të Koalicionit.

 

Nazif Cungu

14