Aktualisht mbi 100 mijë pushues në Ulqin

July 11, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Plazhi i Ulqinit edhe më tutje mbetet njëri ndër plazhet më të frekuentuar nga qytetarët dhe diaspora e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e turistëve, të cilët i ka siguruar se kushtet janë përmirësuar dukshëm, kurse çmimet nuk janë ngritur.
Mbi bazat e të gjitha parametrave vlerësuese, Ulqini jeton me mbi 100 mijë pushues jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por ka edhe turistë gjermanë, çekë, polakë, etj. Arsyet e shtimit te numrit te turisteve, sipas tij, jane permiresimi i promocionit qe i behet Ulqinit ne fushen e turizmit, per shkak te kontakteve te shumta te organizuar dhe “lidhjet relativisht te shumta qe kane vendosur tashme agjencite turistike shqiptare me ‘tur operatoret’ evropiane dhe me agjencite turistike evropiane”, ku jane paraqitur guida me pamjet te ndryshme te zonave turistike.

“Turizmi eshte sektori me i studiuar ne Ulqin ., por sipas specialisteve turizmi ka nevoje per nje mbeshtetje me te forte dhe perkrahje te gjitheanshme ne menyre qe te permiresohet infrastruktura e Ulqinit.
Eshte karakteristike se nje numer te konsiderueshem te lokaleve turistike- hoteliere, e sidomos restorantet, edhe ate ne zonat me te kerkuara, siç eshte Rana (Plazhi i qytetit) dhe Plazhi i Madh, i kane marre me qira shqiptare të Kosoves, per te punuar gjate stines se veres.

Ne saje te prodhimtarise se madhe bujqesore ne fshatrat e Ulqinit, tregu i pemeve dhe perimeve eshte i furnizuar mire. Pengesa me e madhe ne kete qytet eshte mungesa e hapesirave te duhura, qe nuk mjaftojne as per parkimin e automjeteve te ketushme e lere me te turisteve.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, thotë se Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por sivjet janë kthyer edhe turistët gjermanë, çekë, polakë, etj. Ai shton se sivjet është shtuar tej mase interesimi i mysafirëve nga Bosnja, bën të ditur mediat kosovare.

“Them të drejtën, për një sezon të sukseshëm, siç po konkretizohet tashmë në Ulqin, në kohën e duhur janë angazhuar të gjithë institucionet që janë ngusht të lidhura me turizmin, si qeverisja vendore, policia, shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë, Ndërmarrja komunale publike, Shtëpia e Shëndetit dhe vetë qytetarët”, potencon Cungu.

Në këtë kontekst, drejtori ekzekutiv i hotelit “Mediteran”, Selatin Gjeloshi, tregon se hotelet në Ulqin janë të pajisur me gjithë komfortin e nevojshëm për të kaluar pushime të paharruara: shërbimi i kulturuar, i alternuar me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare.

Turistët kanë në disponim hotelet luksoze, hotelet e vogla, apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara në shtëpitë private, motelet për shijen dhe buxhetin e secilit turist.

Pika e përbashkët kufitare, Mal i Zi – Shqipëri, ajo në Sukubinë – Muriqan është gjallëruar tej mase. Gjatë 24 orëve shënohen deri në 12 mijë hyrje – dalje, ose deri në 5 mijë makina.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

12