Nazif Cungu priti ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi z. Pius Fischer

July 11, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu priti në vizitë zyrtare ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi z. Pius Fischer

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntoret e tij të ngushtë priti në vizitë zyrtare ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi, z. Pius Fischer. Kjo vizitë u inicua për të thekësuar lidhjet e ngushta të Ulqinit me Shtetin Gjerman dhe për të inicuar një bashkepunim më te ngushtë me institucionet Gjermane në Mal të Zi.
Cungu fillimisht e falenderoi ambasadorin Fischer për viziten e rezervuar në qytetin e Ulqinit. Ai thekësoi që Ulqini ka një marrdhënie të veçantë me Gjermaninë duke qenë se Gjermanet deri në fillim të viteve 90 përbënin pjesën më të madhe të turisteve në Ulqin dhe kanë sjellur shumë gjëra pozitive, jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ana kulturore dhe sociale. Kjo konstatohet sidomos në faktin që në Ulqin akoma sot gjuha Gjermane është gjuha e huaj më e perdorura. Por dhe numri i lartë i emigrantëve në Gjermani ka ndikim të madh për marrëdheniët të qytetarve të Ulqinit me Gjermaninë.
Kryetari Cungu e njoftoi z. Fischer me gjendjen aktuale në qytetin e Ulqinit duke i shprehur atij se në më pak se një vit qeverisje kemi inicuar dhe aprovuar 16 plane urbanistike, pritet që shum shpejt të punohen planet urabanistike edhe për 1100hektar të tjerë, janë punuar studime të lokacioneve për investime në zona të ndryshme, po punohet plani hapsinor i Ulqinit, shumë shpejt do të aprovohet plani strategjik, jemi në kompletim të infrastrukturës për pastertinë e qytetit ku mbrenda ditëve do të inagurohet deponia e përbashkët sanitare në mes të Ulqinit dhe Tivarit,deri në fund të kësaj jave ndërmarrjes komunale do ti vijnë 8 kamion të rinj të markes MercedesBenz të cilët do të ndikojnë dukshem në ngritjen e nivelit të pastertisë së qytetit si dhe shum projekte tjera që ndikonë në miradministrimin dhe zhvillimin e këtij qytetit.
Ai e njoftoi amabsadorin me masterplanin e Plazhit të Madh, projekt i financuar nga një organizatë gjermane dhe e ftoi atë që të shqyrtohet mundësia e gjetjes së ndonjë investitori gjerman i cili do të ishte i gatshem të investoj në këtë zonë. Cungu deklaroi që një ndër prioritet kryesore të pushtetit vendor është që ti kthejnë tour-operatoret Gjerman siç Neckermann, TUI etj. në Ulqin dhe thekësoi që Ulqini është Komuna me potencialet më të mëdha për investime në Mal të Zi, jo vetëm në fushen e turizmit, por dhe në atë të bujqesisë dhe të energjisë rinovueshme.
Kryetari e njoftoi ambasadorin edhe me problematikat që kjo komunë ka duke nisur nga problemet financiare dhe borxhet e trasheguara të cilat janë pengesë për zhvillin e një sistemi makrofinanciar të qendrueshem. Po ashtu ndër problemet më të rëndësishme mbetet legalizimi i objekteve ndërtimore; Kriporja e Ulqinit e cila në planin hapsinor të Malit të Zi është e paraparë si zonë për ndertim,ndërsa qendrimi jonë si pushtet vendor është që kjo kriporja të vazhdojë aktivitetin e saj të prodhimit të kripes, si dhe ajo zonë të mbes park natyrorë pasi që është edhe një ndër stacionet kryesore të zogjëve shtegtarë; kanali i PortoMilenes ku shkarkohen një pjesë e ujrave të zeza të qytetit; ligji i të mirave detare, ligjë i cili e diskriminon tërsisht komunen e Ulqinit në raport me komunat tjera bregdetare të Mali të Zi. Poashtu paraqiti edhe problemet në fushen e bujqesisë në lidhje me plasimin e produkteve bujqësore.
Cungu falenderoi z. Fischer për mbështejten e dhënë për anëtaresimin e Malit të Zi ne Bashkimin Europian, gjë që do të ketë ndikim shumë pozitiv dhe për Ulqinin dhe tha që Komuna e Ulqinit angazhohet maksimalisht në këtë drejtim. Gjithashtu e falenderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman përmes GIZ-së, poashtu edhe përmes Bankes Gjermane për Zhvillim (KFW Bank) e cila ka studiuar sistemin e ujsjellsit dhe kanalizimit në Ulqini, dhe ka vendosur ate në prioritetin kryesorë të investimeve, projekt që kap vleren 23milion euro. Kryetari shprehi bindjen që kur të fillojnë rregullimi i këtyre problemeve infrastrukturore, do kthehen dhe investitoret në Ulqin. Poashtu falenderoi ambasadorin për mbështetje e shtetit gjerman në sistemin arsimor, në veçanti për dhëniën e bursave përmes DAAD-së për studentet Ulqinak në univerzitetet gjermane, të cilat vite me radhë janë treguar studentet më të mire të gjuhës Gjermane në gjithë Malin e Zi.
Ambasadori Fischer falenderioi kryetarin Cungu për pritjen e përzemërt nga administrata lokale dhe e njoftoi ate se shteti gjerman mbeshtet fuqishem Malin e Zi në rrugen e tij drejt Bashkimit Europian dhe veçanerisht do mbështen të gjitha projektet të cilët ndikojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor dhe prodhim të energjisë së rinovueshme. Ai theksoi qe jemi duke shqyrtuar mundësinë e finansimit të disa projekteve këtu në Ulqin përmes Bankes Gjermane për Zhvillim siç është projekti për sistemin e ujsjellsit dhe kanalizimeve për tërë qytetin e Ulqinit, financimin e projektit për rinovimin e shkollës Marshall Tito, Vëllazërim Bashkim dhe Bedri Elezaga projekt i cili është në kuader të programit për ruajtjen e energjisë. Gjithashtu thekësoi mbeshtjën e tij mbi mbrojtjen e Krypores si rezervat natyror.
Por gjithashtu bëri me dije që për shkak krizave të fundit shteti Gjerman e shqyrton veçanerisht gjendjen finansiare te Malit të Zi dhe e konsideroi problem shqetesues nivelin e borxheve në thesaret shteterore dhe komunale dhe tha që disciplina me buxhetin publik është e domosdoshme pkr të gjitha institucionet Malezeze në këtë moment. Më tej institucionet duhet ta fillojnë rreptësisht implementimin e ligjeve mbi taksa dhe komunale për kompani dhe qytetar. Gjithashtu tha që në Malin të Zi është e domosdoshme që të organizohet dhe të rritet prodhimi dhe shitja e prodhimeve bujqësore vendore që mos të vijnë deri tek varshmëria nga importet dhe sugjeroi punimin e një strategjie për prodhuesit e Ulqinit. Gjithashtu ftoi zyrtaret e Ulqinit të marrin pjesë në Sajamin Gjerman të turizmit në Budva,i cili do të mbahet në nëntor të këtij viti dhe organizohet për herë të parë në teritorin e ish-jugosllavisë pas më shume se 30 vitesh.
Ai shprehu befasim dhe kënaqësi të veçantë mbi nivelin e dijes e gjuhës Gjermane në Ulqin dhe paralajmeroi që do ta vizitojë Ulqinin përseri në shtator pas hapjes së shkollave, për ti vizituar klasat e gjuhes gjermane në të cilat jepet mësim dhe dy mësues të deleguar nga Gjermania.
Më pas ato vizituan Kalanë e Ulqinit, Muzeun e qytetit, Pyllin e Pishave, Kryporen, PortaMilenen dhe Plazhin e Madh.

Komuna Ulqinit

Deutscher Botschafter besucht Küstenstadt Ulcinj

Botschafter Pius Fischer besuchte am 9. Juli die Küstengemeinde Ulcinj, die in der Zeit des ehemaligen Jugoslawien viele deutsche Touristen anzog. Noch heute sprechen viele Bürger von Ulcinj Deutsch. Die Förderung der deutschen Sprache wird deshalb auch heute durch die Entsendung und Fortbildung von Deutschlehrern an einigen Schulen in Ulcinj unterstützt.

Bei den Gesprächen mit dem Deutsch sprechenden Bürgermeister von Ulcinj standen die von der KfW finanzierten Projekte zur Abwasserentsorgung und -aufbereitung sowie zur Sanierung von drei Schulen im Vordergrund. Weitere Themen waren die Nutzung erneuerbarer Energien, Förderung des Tourismus und Vermarktung landwirtschaftlicher Produkte, da diese Bereiche erhebliches wirtschaftliches Entwicklungspotential für die Gemeinde Ulcinj besitzen. Botschafter Fischer verwies auf die Jahrestagung des Deutschen Reiseveranstalter Verbandes (DRV), die im November in Montenegro stattfindet und eine hervorragende Möglichkeit darstellen wird, das touristische Potential Montenegro’s den deutschen Reiseveranstaltern zu präsentieren.

Nach einem Gang durch die historische Altstadt Ulcinj’s gab Bürgermeister Cungu ein Mittagessen in dem von dem deutsch-montenegrinischen Ehepaar Mehmeti geführten Hotel Freiburg, an dem auch der Vorsitzende des Gemeinderats und weitere Mitglieder der Gemeindeverwaltung Ulcinj’s teilnahmen. Botschafter Fischer besuchte auch die Saline von Ulcinj, die auch ein bedeutendes Vogelschutzgebiet darstellt. Der Erhalt der Nistplätze einer großen Vielfalt von Vogelarten wird dort von der deutschen Nichtregierungsorganisation Euronatur unterstützt.

http://www.podgorica.diplo.de/