Reagim i Shërbimit teknik të organizatës turistike të Ulqinit

July 12, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Është e pakuptueshme që Ushtruesi i detyrës së Drejtori të Organizatës Turistike të Ulqinit z. Minir Karamanaga, në vrullin e sezonit turistik, kur aktivitetet e stafit janë në kulmin e tyre,  dërgon  në pushim të DETYRUAR  gjithë personelin e këtij shërbimi, ne katër.  Për këtë arsye Organizata Nacionale Turistike nuk pranon të bashkëpunojë me z. Minir Karamanaga dhe të gjitha informatat  i merr  nga Shërbimi teknik i Organizatës turistike.

Ai me siguri ka paraparë të na zëvendësojë me punëtorë të rinj sepse nuk arriti të zgjerojë sistematizimin në përputhje me dëshirat e tija personale.

 

Është e pakuptueshme që po ky Ushtrues i detyrës së Drejtorit, z. Minir Karamanaga pas disa ditësh shfuqizon Vendimin e vet, ndërkohë që nuk bazohet në asnjë nen të ligjit, sepse ligji as nuk njeh e as nuk  egziston një  mundësi të tillë në ligj.

 

Siç shihet ai nuk i njeh fare ligjet dhe rregulloret e punës  ndonëse përpiqet të jetë drejtor i shërbimit teknik të organizatës turistike të Ulqinit.

 

As në teori e as në praktikë nuk egziston mundësia që dikush “TË SHFUQIZOJË VENDIMIN”,  gjatë pushimit vjetor, i cili sipas nesh është një pushim i detyruar,  e  as nuk mund të shfuqizohet kontrata mbi punësimin apo të bihet një Vendim për pezullim sepse këto dy kategori janë në kundërshtim me veprimtarinë e tyre.

 

Megjithatë, ne do të realizojmë të drejtat tona nëpërmjet autoriteteve kompetente dhe në të njëjtën kohë nga  Gjykata Themelore do të kërkojmë MASËN E PËRKOHSHME për të ndaluar shkeljet e këtilla flagrante jo vetëm të marrëdhënieve të punës, por edhe të NORMAVE MORALE.

Mbi këtë situatë janë të informuara Institucionet shtetërore, të cilat përkundër këtyre Vendimeve të paligjshme të UD drejtorit të OT, nga ne punëtorët  kërkojnë të gjitha  informatat dhe të dhënat  për të kompletuar statistikat e përgjithshme.

 

Shërbimi teknik i Organizatës turistike Ulqin:

Beqir Zati

Merita Rexha

Aleksandar Jacoviq

Muharem Beqoviq

YouTube Preview Image
5