Cungu uron besimtarëve musliman muajin e shenjtë Ramazanin

July 22, 2012   | Ngjarjet - Events

Telegram Urimi

Në këtë ditë të shenuar në kalendarin Islam,me dëshirë dhe kënaqësi të veçant dua t’u drejtohem të gjithë besimtarve musliman me urimet më të mira dhe më të përzemerta me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishem për gjithë besimtaret Islam, muaj në të cilin pasqyrohet bindja dhe sprova e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror, muaj ku dalin në pah vlerat e rralla humane të mirësisë, dashurisë, ndershmerisë dhe sakrifices ndaj njeri tjetrit, vlera që mbajnë lartë moralin shoqëror.
Me këtë rast të gjithë besimtarve musliman dëshiroj t’u shpreh urimet e mia më të përzemerta për agjerim të lehtë, qetësi shpirtrore, harmoni dhe begati në familjet e tyre.
Zoti Ju ndihmoft në këtë ritual të shenjtë, ju dhashtë shëndet, forcë, besim dhe mundësi për ta përmbushur më së miri atë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit
Nazif Cungu