Ulet numri i turistëve në Ulqin

July 22, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Kriza ekonomike po ndjehet edhe në sektorin e turizmit në Ulqin, duke tkurrur numrin e pushuesve shqiptarë jashtë vendit.
Sa i perket hoteleve gjenden 1% me teper turiste ne krahasim me vitin e kaluar ne kete kohe,çka do të thotë se janë 201 turistë nga rajoni,dhe 1914 turistë të huaj,ku gjithësejt turistë që buajnë në hotele janë 2115 vetë.
Ne kampe gjenden 17% me pak, çka do të thotë se janë 2 turistë nga rajoni,dhe 69 turistë të huaj ku gjithësejt turistë që buajnë në kampe janë 71 vetë.Ne pushimore 65% me pak turistë, do të thotë se janë 167 turistë të huaj ndersa ne akomodimin privat poashtu me pak se sa vitin e kaluar ne kete kohe rreth 5% , çka do të thotë se janë 1560 turistë nga rajoni,dhe 28.118 turistë të huaj,ku gjithësejt turistë që buajnë në hotele janë 29.678 vetë.

Keshtu qe gjithsejt kemi te regjistruar 32.031 turiste, cka do te thote 5% me pak ne krahasim me vitin e kaluar ne kete kohe thuhet ne deklaratën e lëshuar nga Organizata Turistike e Ulqinit .
Sipas Organizatës Turistike të Ulqinit prenotimet për detinacionet e huaja turistike janë ulur me 20 deri ne 30 për qind krahasuar me një vit më parë.Kur kemi menduar për pushime, sigurisht që nuk kemi vënë në krye të listës së destinacioneve një qytet bregdetar me vlera historike e kulturore si Ulqini. Puna që po bëhet në këtë qytet po e shndërron atë në një destinacion të preferuar për gamën e shërbimeve dhe të çmimeve. Shifrat zyrtare flasin për 150 mijë turistë që vizituan Ulqinin vitin e kaluar, ose 800 mijë fjetje. Numri i turistëve vlerësohet të jetë dy herë më i lartë dhe në këto net vere, popullsia në qytet është pesëfishuar me ardhjen e mysafirëve. Pikërisht kështu i quajnë ulqinakët, turistët e huaj, ata shqiptarë dhe nga diaspora. Me promovimet e filluara që në janar, vera pritet të jetë më e “nxehtë” se vjet në brigjet e vogla, por të pastra të Ulqinit. Netët kulturore, prania e këngëtarëve të njohur dhe çmimet që fillojnë nga 6 euro në natë për person (në apartamente private) deri në 207 euro në suitat e hotelit me katër yje, e bëjnë interesant qytetin fqinj të Shkodrës përtej kufirit, për pothuajse të gjithë pushuesit.
Pjesa më e madhe e pushuesve akomodohen në apartamente private, ende të papërfshira në statistikat e turizmit të këtij qyteti. Kapaciteti pritës i Ulqinit vlerësohet të jetë deri 5 herë më i lartë se shifrat zyrtare të turizmit. Sipas drejtorit të Organizatës Turistike Rajonale, “mungon një mekanizëm i tërë në Malin e Zi, që mund të bëjë evidentimin e saktë të fluksit turistik”. Ndryshe nga Budva, që numëron gati 90 hotele, lehtësisht të administrueshëm, Ulqini ka 22 hotele me kapacitet 3500 shtretër dhe pjesa tjetër administrohet përmes apartamenteve. Përllogaritet e përafërta të kapaciteteve janë për 120 mijë shtretër.Organizata Turistike Rajonale nuk ka një mekanizëm për të vlerësuar të ardhurat e sakta, megjithatë vlerësohet se në Ulqin shpenzohen mbi 1 milion euro në ditë gjatë sezonit veror.

Edhe pse del që kosovarët Ulqinin tashmë po e vizitojnë gjatë vikendeve, numri i mysafirëve në total është më i lartë se në vitin e kaluar, sipas të dhënave të Organizatës Turistike,ku numri total i turistëve në Ulqin del reth  32.031.

Lajme nga Ulqini

http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv
21