KNSH-ja telegram ngushëllimi; Akademis te Shkencës dhe Arteve të Kosovës

July 24, 2012   | Shoqëria / Društvo

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 53 / 12
Ulqin më , 23 .07. 2012

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS
Prishtinë

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me rastin e ndarjes nga jeta të poetit Ali Podrimja

E nderuar Akademi,

Me tronditje të madhe dhe dhimbje të thellë morëm Lajmin për vdekjen e poetit të madh të letërsisë shqipe, akademikut Ali Podrimja.

Vdekja e këtij poeti të madh shqiptarë me renome kombëtare e ndërkombëtare,është një humbje e madhe për gjithë kombin e artin shqiptarë, por dhe për artin e letërsinë ndërkombëtare.

Poeti i madh e i pavdekshëm Ali Podrimja, ka qenë ideator dhe pjesëmarrës i shumë ngjarjeve kulturore e artistike edhe në trevat shqiptare në Malin e Zi, dhe ne si shqiptarë të këtyre trojeve, ndiheshim të nderuar e krenarë për këtë.

Prandaj në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe emrin tim përsonal, Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta , Ju e nderuar Akademi e Shkencave të Kosovës, familjes së poetit Podrimja,mbarë komunitetit të artistëve të Kosovës dhe gjithë atyre që e njohën e bashkëpunuan me këtë kolos të letrave shqipe.

Kryetari,
Tahir Tahiri d.v