Edhe këtë vit në Ulqinit do të organizohet Panairi i Librit

July 28, 2012   | Opinione

Edhe këtë vit në qytetin e Ulqinit do të organizohet Panairi i Librit 2012. Një ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme që për vite të tëra është organizuar në qytetin e Ulqinit padyshim që është panairi i librit. Këtë vit organizimi i tij është vënë në pikëpyetje. Meqenëse jemi në sezonin e verës, aktiviteti do të zhvillohet në pjesën bregdetare të qytetit, në zonën e quajtur Plazhi i Vogël. Panairi hapet në datën 8 gusht  dhe do të zgjasë deri në datën 12 gusht. Personalitete të ftuar nga fusha e kulturës, si shkrimtarë, poetë, studiues, kritikë, akademikë, do të jenë pjesë e këtij panairi. Në Panairin e Librit, mbështetur nga Komuna Ulqin dhe Shoqëria e Librit Shqip do të marrin pjesë rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia etj.
Lajme nga Ulqini