Dino Mehmeti: Ekspert për problemet e migrantëve

August 2, 2012   | Shoqëria / Društvo

Për z. Mehmetin me siguri nuk do të u gjindëte një punë të përshtatshme. Lindur në Ulqin të Malit të Zi, jeton që 24 vite në Vjenë, dhe që ca kohë punon në administratën e Vjenës/sekcioni 17, përgjegjës për çështjet e integrimit dhe të diversitetit.

“Unë jam më se i bindur që jam në vendin adekuat punues dhe që me kompetencën time multikulturore mund të kontribuojë edhe më tej, në përmirësimin e masave integrative midis emigrantëve dhe popullatës vendase”, është z.Mehmeti i sigurt.
Ai erdhi në Vjenë për shkak dashurije me një vijeneze para 24 viteve, kurse tani e tërë familja e tij jeton në metropolen e Danubit. Z.Mehmeti: “Krahasuar me emigrantët tjetër ishte adaptimi im në ´sistemin austrijak´ diçka më i lehtë, e për këtë përkrahje e falënderoj bashkëshorten time, familjen e saj si dhe shoqërin austrijake.”.
Per të u adaptuar sa më mirënë një vend të ri, një ndër parimet më të rëndësishme është edhe kurioziteti, si dhe dëshira e njohtimit të kulturës, gjuhës dhe tradicioneve të atij vendi. “Sipas mendimit tim, për emigrantët është më se e rëndësishme që të apsorbojnë dicka nga kultura e re vendase, por pa hequr dorë nga kultura e tyre që e sollen me vehte “. Gjithashtu edhe termi “ mall për Vendlindje” nuk është term i huaj për z. Mehmetin i cili thot: “Përpara kam vuajtur shum më tepër për Vendlindjen time, se tani . Ndërkohë qëndron situata ashtu që kur jam në Mal të Zi kam mall për Austri dhe e kundërta. Por një gjë është e sigurte që unë posedoj ‘dy vendlindje’ e për këtë fakt jamë shumë i lumtur . ”

Shërbimi Informativ
Shoqata bilaterale Austrijako-Malazeze

5