Edicioni i 25-të i Festivalit “Skena Verore – Ulqini 2012”
Ulqin – Festivali i sivjetshem “Skena Verore- Ulqini 2012” do te hapet me 1 gusht dhe do te zgjase deri me 20 gusht. Gjate 20 diteve te edicionit te 25-te te ketij festivali, ne skenen e tij ne mjediset e Muzeut ne Kala te Ulqinit do te shfaqen programe te ndryshme, perfshire pjese teatrale, muzike klasike, mbremje letrare, ekspozita figurative etj. Drejtori i Qendres Kulturore te Ulqinit, dr. Nail Draga, thote se nga njezet programe sa do te shfaqen gjithsej, 15 do te jene ne gjuhen shqipe, ndersa pese ne gjuhet sllave. “Nga teatrot qe do te marrin pjese jane ai i Tiranes, Shkodres, Prishtines, Pejes dhe Prizrenit. Ndersa ne gjuhet sllave do te marrin pjese teatrot e Zagrebit, Beogradit, Podgorices dhe ai i Prijepoles”, thekson ai. Draga thote se per dallim nga vitet e kaluara “jemi perpjekur te ofrojme programe cilesore nga trupa profesioniste”. Ne kuader te Festivalit “Skena Verore” kete vit do te mbahet edhe manifestimi letrar “Kalimera Poetike”, i cili organizohet nga SHAI “Art Club”. Festivali “Skena Verore” organizohet nga Qendra e Kultures nen patronatin e Komunes se Ulqinit
i.k.
Koha Javore









