Nimanbegu – Sinishtaj: Dorzimi i inciativës në Kuvend të MZ,për formimin e komunës së Tuzit

August 3, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

  PROPOZIMI PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN  E LIGJIT MBI ORGANIZIMIN TERITORIJAL TE MALIT TE ZI

 

Deputetet shqiptare ne Parlamentin e Malit te Zi, Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj kane dorezuar sot ne  Kuvendin e Malit te Zi propozimin per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit mbi organizimin teritorijal te Malit te Zi. Se bashku me propozim ligjin, ne baze te nenit 32 te Ligjit  mbi organizimin territorial te Malit te Zi deputetet dorezuan edhe Studimin/elaboratin mbi arsyetueshmerine e ndryshimit territorial. Elaboratin per formimin e Komunes  Malesi/Tuz e ka kryer z.Nikolle Sinishtaj ne baze te autorizimit nga dy deputetet te dhene dhe ne harmonizim me ligjin aktual dhe Rregulloren per permbajtjen dhe metodologjine e hartimit te elaboratit per arsyetueshmerine e ndrrimit territorial.

Ne baze te elaboratit te punuar shifet qarte se Malesia posedon kapacitete dhe resurse te mjaftueshme qe te egzistoje dhe veproje si Komune e pavarur per cgje ne si FORCE  jemi angazhuar cdohere dhe jemi te kenaqur qe me ne fund kjo pune po rezulton edhe me vepra konkrete per te cilat po punojme  tash sa kohe. Komuna e pavarur e Malesise ne asnje menyre nuk do te rrezikoje zhvillimin ekonomik te Malit te Zi, por perkundrazi  me kete hap te decentralizimit te pushtetit Malesise do ti jepet statusi I Komunes se plote dhe do te funksionoje ne menyre me efikase me te gjitha kapacitetet e veta e ne kete menyre edhe shteti I Malit te Zi do te respektoje Kushtetuten dhe ligjet e veta .

Ne si FORCE ne parlamentin e Malit te zi me plote te drejte tash sa vite kerkojme qe Malesija te behet komune e plote dhe ti fitoje te drejtat e dhe nga ana e pjestareve te pushtetit  nuk eshte verejtur se egziston vullneti I plote me arsyetim te qendrueshmerise,por pasiqe qendrueshmeria egziston dhe eshte dokumentuar, tani mbetet te shohim se a do te perkrahet ky veprim  madhor per banoret e Malesise.

Genci Nimanbegu

Kryetare I Klubit te deputeteve shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi

1