Punësim i lehtësuar në Gjermani për persona me kualifikim të lartë

August 3, 2012   | Rajoni / Region

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reishel, i referohet sot lehtësimeve, të cilat kanë hyrë në fuqi, për sa i përket punësimit të personave me kualifikim të lartë në Gjermani. “Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë. Që nga dje, parakushtet, përmbushja e të cilave iu mundëson absolventëve shkollave të larta dhe universiteteve punësimin në Gjermani, janë reduktuar ndjeshëm. Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare”, tha Reishell.
Kosovasot

Nga Ambasada Gjermane Prishtinë njoftohet

Më 1 gusht 2012 janë vendosur lehtësime në parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani. Ky vendim ka për qëllim që Republikën Federale të Gjermanisë ta bëjë më atraktive për imigrantët e huaj me një kualifikim të mirë arsimor. Titulli i ri i qëndrimit zyrtarisht quhet „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU). Krahas kësaj për ekspertë të kualifikuar është vendosur edhe një titull i qëndrimit për kërkim të vendit të punës.

Ambasada Gjermane Prishtinë