Në Krajë dhe Bojk zjarri djeg hektare te tere me pyje

August 6, 2012   | Shtypi / Mediji

Zjarri i fuqishem qe ka shperthyer te enjten (2 gusht) ne kodrat e Bojkut ka zmadhuar zonen e vete ne permasa shum te medha duke rrezikuar seriozisht Krajen. Forcat zjarrfikese te Anes se Malit dhe Ulqinit kane shuar zjarrin qe kercenonte fshatin Bojk dhe Kaliman.

Por zjarri i fuqishem i favorizuar edhe nga temperaturat e larta eshte perhapur ne permasa te medha ne malet e Krajes. Pas tre diteve zjarri po rrezikon seriozisht shtepite ne fshatin Madguash, Bolej dhe Curaj nalt. Deri tani eshte djegur nje siperfaqe e madhe me pyje dhe pishe, ndersa eshte e pamundur nderhyrja e mjeteve zjarrfikese per shkak te terrenit te veshtire.

Sot te gjithe Krajen e ka kapluar tymi, ndersa situata nga Ostrosi duket teper e rrezikshme./KrajaOnline/

Zjarri vazhdon te jete aktiv

Zjarri i rene fillimisht ne fshatin Bojk te Anes se Malit ka me shum se pese dite qe po djeg me qindra hektare pyje. Por duket se ne Kraje kjo situate do te vazhdoje edhe ne ditet ne vazhdim.

Edhe perkunder nderhyrjes se sotme nga ajri me kater avion, situata vazhdon te mbetet e njejte. Gjate dites se sotme zjarri ka zmadhuar edhe me teper zonen e vet, ndersa po afrohej me teper edhe fshatrave Madguash e Boulej. Nderhyrja nga ajri nuk duket se ka sjellur ndonje permiresim, kete e tregon nata ku zjarri duket qarte aktiv mbi fshatin Madguash. Por situata nuk duket aspak me mire as ne pjesen tjeter.

Zjarrikesit nga toka nuk mund te nderhyjne per shkak te terenit malor, ndersa nderhyrja e sotme nga ajri per nje ore nuk ka sjelle ndonje permiresim. Nese neser nuk do te nderhyhet perseri situata mund te perkeqesohet edhe me tej dhe te rrezikoje sirozisht edhe shtepite e banoreve./KrajaOnline/