Afrona Dika do të pozonte nudo

August 9, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ka pak shqiptare në botën e modës që do të pozonin nudo. Një modele e re, që nuk e ka problem këtë gjë është Afrona Dika, shqiptare nga Maqedonia, që jeton në Zvicër. Në një intervistë për Reporteri.net, pikërisht në ditëlindjen e saj të 20-të, Afrona flet për angazhimet e saja deri tash dhe për planet që ka për të ardhmen. Afrona nuk i ka problem rrudhat!

Afrona ka disa vite që merrem me modelizem. “Profesion i cili me ka hapur shumë dyer. Pasion kam aktrimin dhe dëshirë për të shfaq talentin tim edhe në boten e Hollywood-it”, thotë ajo.

Afrona jeton në Zvicër, sepse mendon se është një vend i përshtatshëm dhe plot potencial në këtë sferë…

“Hapi im primar ka qenë dëshira ime e madhe që kam pasur si fëmijë për fotoshooting dhe modelizem, kurse mbështetje me të madhe kam gjetur gjithmonë në familjen time e ne  veçanti mamaja ime. Kam pozuar për Magazinën “Select”, kam pasur edhe një fotoshuting të fotografi i njohur kosovar Avni Selmani, e në Zvicër me gjeni në Agjensionin Fotogen, e në hapësira tjera”.

Derisa flet për ëndrra qe i ka, Afrona thotë se karriera e saj sapo ka filluar dhe për momentin gjithçka duket se ecën mbarë. “Besoj se do të vazhdojë me aktivitete më të mëdha në fushën e modës, ndërsa ëndrra ime është Hollyëoodi, e për të arritur deri aty me duhet shumë punë”.

Kur flet për politikanët seksi, Afroni e ka një në mendje, edhe pse ai më shumë është këngëtar sesa politikan. “Te Genc Prelvukaj gjej një përmbushje të plotë të kritereve që bëjnë njeriun të duket tërheqës”.

Sa i përket pozimit nudo, ajo se ka problem këtë gjë! “ Nuk me paraqet ndonjë pengesë nëse fotografitë bëhen të bukura dhe në menyrë artistike, kuptohet nga një fotograf i mirë, me të cilin unë ndjehem komode”. (ORAinfo)