Kisha ne Rumi- Subashiq dhe Mihailo:Duhet te hiqet

August 10, 2012   | Rajoni / Region

Kisha e metalt e vendosur ne Rumi me 18 qershor 2005, eshte bere objekt diskutimesh dhe perplasjesh me vite me radhe, por  mbishkrimet e ngjyrosura diteve te fundit kane rikthyer edhe nje here ne plan te pare kete objekt metalik.

“Kisha e metalit ne Rumi eshte vendosur per te shkaktuar grindje mes qytetareve te Malit te Zi, kurse Kisha Ortodokse Serbe eshte treguar me superiore se organet kompetente shteterore” ket qendrim e kan paraqitur mitropoliti i Kishes Ortodokse Malazeze – Mihallo, dhe funkcioneri i lart i partise Socialdemokrate (SDP) Osman Subashiqi, njekohesisht nenkryetare i Komunes se Tivarit.

Subashiq dhe mitropoliti Mihaillo kane reaguar mbasi qe te marten ne mengjes ne polici eshte paraqitur rasti qe dikush e ka ngjyrosur kishen e metalt ne Rumi, ne te cilen jan vendosur grafitet si “Shqiperia Etnike”  dhe “AKSH” , qe eshte shkurtese e “Armates Kombetare Shqiptare”

Duke rene dakord me faktin se vet shqiptaret nuk e shkruajn ”Etnik Albania” por “Shqipëria Etnike” eshte indikative, bashkebiseduesit e “Vijesti’t” kane treguar qe heqja e kishes nga Rumija do te ndihmonte qe ” raportet nderkombetare dhe nderfetare te kthehen ne gjendje harmonike, sic ishte me perpara “.

Sipas mitropolitit Mihaillo mbishkrimet e ngjyrosura ne kishen e metalt ne Rumi kane te njejtin mesazh qi kishte vendosja e saje para shtate viteve ne majen e Rumise.

Ndersa Osman Subashiq nder te tjera  per gazeten Vijesti shprehet “Objekti metalik eshte vendosur ne Rumi, pa pelqimin e autoriteteve kompetente. Me sa di une ka nje vendim te vlefshem nga organet shteterore kompetente per ta hequr objektin nga Rumia, po qe nuk ka ndodhur. Pse organet shteterore kompetente nuk e kane kryer kete vendim, duhet ti pyesni ato”

Objektet fetare, tha ai duhet te sherbejne besimtareve per te kryer ritet fetare, gje qe nuk ndodhe ne kete rast. Subashiq argumentoi pretendimin e tij duke shtuar se “Ne majen e Rumise nuk ka banore. Ka vetem ujqer, dhelpra dhe kafshe te tjera, dhe ato nuk kryejn ritet fetare.”-perfundoi Osman Subashiq.

Reth kesaj ceshtje ka reaguar me nje deklarate zyrtare edhe Kisha Ortodokse Malazeze e cila kerkon qe objekti ne fjale te hiqet nga Rumia, ndersa kan munguar reagimet e deputeteve shqiptare ne Mal te Zi. Ndersa gjate seances se sotme te Kuvendit Komunal te Tivarit jasht rendit te dites, kare replikuar ne distance reth kesaj ceshtje Debjana Gjuroviqa, Milenka Cebaloviqa i Nebojshe Strugara ne njeren ane dhe Ali Gjecbritaj ne anen tjeter per denimin e ketij akti.

KrajaOnline

2