Reagim i kryeshefit të zjarrëfikësave në kumtesen për opinion te BKA

August 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Reagim i kryeshefit të zjarrëfikësave në kumtesen për opinion te BKA të datës së 15.08.2012 me rastin e djegëjes së pishave ne Anë të Malit.
Kumtesa juaj së pari ka prapavi politike, nuk i dimë synimet dhe pretendimet e juaja por akuzat e drejtuara në drejtim të shërbimit të zjarrfikësve janë pa fakte dhe pa argumente.mos provoni të fitoni poena politike duke akuzuar zjarrfikësit.
Zotëri deri sa ju jeni marrë me biznesin e juaj privat ne kemi qënë në vend ngjarje që në momentin e shpërthinit të zjarrit. Opinioni është njoftuar nepërmes medijave por për hir të diasporës do të bëmë një analizë të këti zjarri.
Zjarri u shfaq me 01.08 ne oret e mengjesit nga nje shprazje atmosferike dhe pasi kemi dale ne vend ngjarje kemi pa se kemi te bëjme me një zjarr në teren te pa pershtatshem dhe menjëherë kemi alarmuar Sektorin per mbrojtje civile që të intervenohet nga ajri por kushtet atmosferike nuk lejonin shuarjen nga ajri.
Në oret e pazdites pjesërisht zjarrin arriti ta shuaj shiu por që një pjesë vazhdoj drejtimin kah Bojku. Me daten 02 gusht kemi bërë lokalizimin e zjarrit të shtëpija e zotni Gjenashit me mjeta rrethanore.
03,04,05 gusht zjarri ishe aktiv ne anen e Krajes dhe ne atë zonë ka intervenuar aeroplanet por nuk ka pasur efekt.
06 gusht zjarri fillon të dale korrizit të malit dhe të ulet në drejtim të fshatrave kemi informuar përseri Sektorin për mbrojtje civile që të intervenohet. Intervenimi ka filluar në oret e pasdites por për fat të keq ndrushon era drejtimin dhe ngrihet nje mjegull tymi ku ishte e pa muajtur që aeroplanet të vazhdojnë intervenimin.
Gjatë natës kemi bë mbikqurjen ë përhapjes së zjarrit dhe ne oret e herëta të mengjesit të datës 07 gusht kemi alarmuar Sektorin për mbrojtje civile se do të kemi pasoja nëse zjarri do të depërtojë në pishnaja, kami marrë informata se aeroplanet do fillojnë pas orës 09h pastaj kah 10h deri sa më informuan se nuk do të intervenojnë deri sa të lokalizojnë zjarrin në Sutomore se atje ishin të kërcënuara shtëpitë. Kemi provuar nëpermes pushtetit vendor qe të shpejtësojmë intervenimin e aeroplaneve por nuk kemi pasur sukses për arsye se kishte prioritet komuna e Tivarit se atje kërcënoheshin objektet. Por në oret e pasditës kur filloj shuarja nga ajri zjarri kishte përfshi pishat.
Nëse dikush mendon se me mjete dore apo rrethanore mund të ndërpritet një zjarr me një front mbi 1km ne atë konfiguracion tereni le të vijë ta provoj ne kemi provuar dhe kemi rrezikuar jetën e zjarrfikësve jemi ngjitur mbi zjarr por nga nxehtesia ka filluar rrokollisja e gurëve kështu që mund të kërcënohej edhe jeta e zjarrfikësve.
Po ashtu në momentin kur zjarri përfshiu pishat mu në mes ishin duke provuar ndërprerjen e zjarrit 10 zjarrfikës dhe tre vendas nga Bojku dhe në një moment ishin të kërcënuar nga flaka.
Pasi që zjarri doli nga pishat dhe u drejtu në drejtim të fshatrave kemi pasur të stacionuara 7 automjete ne pozita ku kemi menduar që zjarri mund të dalë dhe kemi që asnjë moment të mos kërcënihet jeta e snji banori dhe asnjë shtëpie.
Falenderoj të gjitha ata që u solidarizuan me ne qoftë edhe nëpermes celulari për angazhimin dhe kontributin që na dhanë për lokalizimin e këti zjarri, sidomos banorët e Bojkut që na kanë ofruar edhe ushqim.
Ndërsa zotëritë e Biznesit të Anës Malit ndricimin e Bojkut sic e kanë shkruar në kumtesë e kanë shikuar nga objektet dhe fotelet e veta dhe asnjëher nuk kan gjetur kohë këto ditë me radhe pra sot eshtë e 16 ditë të na vizitojnë dhe të na ofrojnë nga dyqanet e veta qoftë edhe një gotë ujë por me siguri sic e kanë shkruar edhe vetë kanë punë më të rëndësishme se po vjen fundi i sezonit dhe duhet bërë bilanset e fitimit.
Asnjiher nuk na ka ndodhur ku do që kemi lokalizuar zjarre ditë me radhë në një lokacion qoftë edhe në Komuna të tjera që Biznesi i ati vendi zjarrfikësve mos tju ofroj as një shishe ujë dhe tani keni kurajo të shkruani se dështuan zjarrfikësat.
Ne si shërbim nuk kemi koment le ta vlersojnë vetë ato që do e lexojnë reagimin tonë.
Zotëri të Biznesit për cdo paqartësi dhe cdo dyshim që keni për mënyren e lokalizimit të zjarrit dhe të gjitha rrethanave që nga dita e parë e deri më sot ju ftoj në një debatë të hapur në televizionin lokal dhe ti zbërthejmë të ghithë problemet.

Kryeshefi
Flamur Sella

3