Unioni Demokratik të Shqiptarëve: Urime Fiter Bajrami

August 18, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ulqin, më 18.08.2012

 

  URIM PËR  FESTEN E FITËR BAJRAMIT

 

Më rastin e Festes së Fitër Bajramit , Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgezoi përzemrsisht për këtë Fest të madhnuar , duke i uru paqë, shendet dhe mbaresi.

Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perëndisë në muajin e shenjtë të Ramazanit , ku besimtarët tanë e sprovuan durimin , përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik , shprehim nderimin tonë për të gjithë të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit , nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë , të sakrificës e të dashurisë për njëri tjetrin duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë , paqen dhe solidaritetin.

Kjo festë është një rast për të gjithë ne , të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira.

Gëzuar Festen e Fitër Bajramit , paçi shëndet , fat dhe suksese në jetë kudo që jeni.

 

Kryetari i UDSH-së,

Mehmed Zenka