Cungu: Na ndihmoni në shuarjen e zjarreve

August 23, 2012   | Lajmet / Vijesti

Të nderuar qytetarë,

 

Vala e nxehtë verore ka përfshirë pothuajse gjithë territorin e Evropës, dhe zjarrent në shumë shtete, përpos dëmeve të mëdha materijale, kërcnojnë edhe jetën e njerëzve

Kjo valë ka përfshirë edhe Malin e Zi, përfshirë këtu edhe komunën tonë, dhe zjarri kërcnon qëedhe më tej të përhapet.

Duke u falënderuar intervenimit në kohë nga shërbimi i zjarrfiksave, me bashkpunim me Sektorin për situata të jashtzakonshme të Ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, deri tani kemi parandaluar përhapjen e zjarrit në numrin ma të madh të objekteve për banim.

Mirëpo, me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar, të parandalimit të shtrirjes dhe lindjes së zjarreve  të tjera, nevojitet përfshirja e të gjithë qytetarëve, subjekteve ekonomike, institucioneve, organizatave joqeveritare dhe organizatave të tjera në territorin e Komunës së Ulqin it.

Para së gjithash është e domosdoshme që të gjithë qytetarët t’i përmbahen urdhëresës për ndalimin e ndezjes së zjarreve në territorin e Komunës së Ulqinit, në periudhën deri me 01. tetor të këtij viti. Një gjë e tillë posaçërisht është  e rëndësishme kur dihet që në territorin e Komunës së Ulqinit një kohë të gjatë mbizotëron thatësira dhe reshjet nuk priten as në të ardhmen, kështu që edhe zjarri më i vogël mund të përhapet dhe të dalë jashtë kontrollit.

Poashtu apelojmë në të gjithë qytetarët e Ulqinit që Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit t’i lajmërojnë fillimin e ndonjë zjarri sado të vogël me qëllim që me kohë të reagohet për përhapjen e tij.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet ekonomike të cilët disponojnë cisterna dhe pajisje tjera që mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve që të kontaktojnë dhe ti vejnë në dispozicion të Shërbimit të zjarrfikësve.

U bëjmë apel subjekteve ekonomike, sipërmarrësve dhe qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në mundësinë e paraqitjes së zjarreve përreth objekteve të tyre dhe verifikojnë dhe aftësojnë aparatet për shuarjen e zjarreve dhe hidrantët në rast nevoje.

Ftojmë bashkësitë lokale që me qëllim të parandalimit të organizojnë kujdestari në vendet ku ekziston rreziku për paraqitjen e zjarreve, që me atë rast t’i mundësohet Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit që në rast nevoje të reagojë me kohë.

Punëtorët e ndërmarrjeve publike të Komunës së Ulqinit, në bashkpunim me policinë, bëjnë mbikqyrje konstante në territorin e mbarë komunës, dhe do të ndërmarrin masa kundër atyre të cilëve nuk rrespektojnë urdhëresën për ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapsira të hapura.

 

Të nderuar qytetarë këto dhe masat e tjera jemi të obliguar që t’i ndërmarrim me qëllim që të mënjanohen  pasojat e kësaj situate dhe të shmanget rreziku për pronën tonë dhe resurset natyrore të Komunës sonë, e gjithashtu që të shmanget rreziku nga shtëpitë tona, objektet e banimit si dhe jeta e njerëzve, që ka qenë e rrezikuar gjatë ditëve të kaluara.

Andaj pres që të gjithë ta merrni me seriozitet këtë apel dhe në këtë mënyrë t’i kontribuoni Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në angazhimin e tyre për këtë qëllim.

Kryetari i komunës së Ulqinit
Nazif Cungu

4