Cungu dhe Nimanbegu vizituan komunën e Çairit

August 29, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Me datë 27 gusht 2012 Kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti priti Kryetarin e qytetit të Ulqinit z. Nazif Cungu si dhe nënkryetarin e Ulqinit dhe deputetin e Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu.

Të dy kryetarët këmbyen përvojat specifike të komunave të tyre me theks të posaçëm në sfidat me të cilat ballafaqohet pushteti lokal si në Maqedoni ashtu edhe në Mal të Zi.

Myafirët nga Ulqini ndoqën me interes të veçantë përvojat e komunës së Çairit lidhur me procesin e decentralizimit dhe atë të legalizimit. Nga ana tjetër, Z. Nazif Cungu shpalosi planet që kabineti i tij ka për avansimin e turizmit në Ulqin dhe ofroi bashkëpunim për investitorët eventual shqiptarë nga Maqedonia. Që të dy palët u zotuan për bashkëpunim të mirëfilltë midis këtyre dy komunave, më saktësisht midis shqiptarëve të Ulqinit dhe atyre të Çairit duke cekur gjithmonë synimin e qartë drejt eurointegrimeve.

Komuna e Çairit

YouTube Preview Image