Cungu takohet me Ministrin e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve te Shqiperise

August 29, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Në rrjedhën e takimeve që janë duke bërë krerët e partisë Forca e re demokratike me partitë dhe politikanët shqiptarë në rajon, sot me date 28.08.2010, Kryetari i Komuës së Ulqint dhe Kryetari i partisë Forca e re Demokrtaike, z.Nazif Cungu dhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, z.Genci Nimanbegu u takuan me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve  të Shqipërisë z. Aldo Bumçin në Tiranë.

Përveç tjerash në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e turizmit si temë kryesore që është në interes të të dy qyteteve me fokus për pjesën e Shkodrës, zonën e Ulqinit, dhe atë të Liqenit të Shkodrës.

Në takim u dakorduan që të  promovohet më tepër zona e Liqenit të Shkodrës, bashkë me aktivitetet sportive që mund te zhvillohen në atë pjesë.

Temë diskutimi tjetër ishte edhe mundësia për përshpejtimin e kontrollit kufitarë në pikën kufitare të Sukubinë-Muriqanit.

Ndër idejat që u shpalosën në takim ishte edhe mundësia që të hapet  një pike tjetër kufitare, në pjesën Zogajve të Shkodrës, për të mundësuar  kalim më të shpjetë nga të dyja anët e kufirit sidomos gjatë sezonit turistik.

Poashtu si sferë e interesit të të dyja palëve ishte zona e Plavës dhe Gucisë, rruga e Vërmoshit, pjesë ku mund te zhvillohet turizmi dimërorë, duke investuar sa më shumë në infrastrukurë.

Si çështje tjetër me rëdësi për të cilën u diskutua ishte çështja e peshkimit jo legal në Lumin  Buna, me çka duhet që të merren masa rigoroze për ndalimin e kësaj dukurie të dëmshme, gjë që ndikon negativisht ne ambientin jetësorë.

Në fund të takimit të dyja palët vendosën që të vazhdohet edhe më tej me këto takime në mënyre që të planifikohet strategjia adekuate dhe të merren vendime të  përbashkëta  për zhvillim e kësaj zone kufitare.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Forcës