Motra e Nora Istrefit la pa fjalë mijëra shqiptarë – Video

August 31, 2012   | Lajmet / Vijesti

Era, motra e vogël e Nora Istrefit, ka debutuar në mënyrë të jashtëzakonshme në skenën e muzikës kosovare, pasi ‘coveri’ i saj i lansuar mbrëmjen e së enjtes la pa fjalë mijëra shqiptarë në internet.

Era, e cila shihet duke kënduar këngën “Swim Good” në videon e re, shfaqet me një zë unik, ashtu sikurse harmonik, duke magjepsur dhe duke lënë pa fjalë edhe analistët dhe ekspertët më radikalë të muzikës.

Këngëtarja e re, e cila pritet të shkëlqejë, pasi konsiderohet po ashtu si një prej femrave më të bukura në Prishtinë, ka marrë menjëherë një breshëri komentesh pozitive nga adhuruesit në internet, shkruan Telegrafi.

“Era, mësoje Norën se çka është muzika”, ishte vetëm një prej shumë komenteve të bëra nga adhuruesit shqiptarë të muzikës në internet./Telegrafi/
YouTube Preview Image