Big Basta: Ja pse u largova nga “Big City Studio’s”

September 2, 2012   | Lajmet / Vijesti

Reperi i mirënjohur Big Basta, duket se nuk do të jetë më pjesë e studio Big City Studio’s. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Big Basta rrëfen ekskluzivisht arsyet e largimit nga kjo studio muzikore dhe planet e ardhshme për krijimin e një tjetër studioje muzikore, që pritet të jetë më e madhe dhe me më shumë artistë të njohur, por edhe emra të rinj që do ti bashkangjiten skenës shqiptare. Reperi i mirënjohur flet gjithashtu edhe për pushimet e tij jashtë shtetit me të dashurën dhe njëkohesisht këngëtaren kosovare, Vesa Luma me të cilën është prej shumë kohësh në një lidhje, të cilën kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë. Në muajin korrik Big Basta, nën siglën e “Big City Studio’s”, nxorri në treg edhe albumin e tij të dytë “Radio and Club”, i cili u promovua në Prishtinë dhe në Tiranë.

Big Basta, pse vendosët të shkëputeshit nga “ Big City Studio’s”?

U largova sepse dua të hedh hapa më të forta dhe më të sigurta në fushën e Hip-Hopit. Pra në këtë drejtim dua të jem më internacional.

Dhe këtë gjë nuk mund ta realizonit me “Big City Studio’s”?

Jo sepse unë kur e u bëra pjesë e kësaj studioje doja që ajo të ishte gjithëpërfshirëse dhe mos të kishte inate mes artistëve. Unë jam kundër mbajtjes së inateve mes artistëve, sepse në fund të fundit artisti duhet të jetë artist dhe mjaft i moderuar. Edhe pse duhet të pranuar që Shqipëria, nuk ka “ Vipa” të mirëfilltë. Ndaj në këtë mënyrë vendosa të heq dorë të filloj gjithçka nga e para.

Do të hapni një studio të re muzikore?

Patjetër që po. Do të bëj diçka tjetër dhe sigurisht akoma më të madhe. Do të jetë një studio e re muzikore, por artistët me të cilët unë do të punojë do të jenë emra të njohur të skenës shqiptare. Nuk do të mungojnë njëkohësisht edhe emra të rinj, që me talentin e tyre pritet të bëjnë sukses dhe ti bashkangjiten artit shqiptar. Duhet të bëjmë gjëra të mira dhe të ndihmojmë që arti shqiptar të ecë përpara.

Keni menduar për emrin e ri të studios?

Po (qesh).. dhe po e them ekskluzivisht për TH&TH. Studio ime e re do të çelet në fundin e muajit shtator ose në fillim të tetorit, dhe jemi duke punuar aktualisht me të. Ajo do të quhet “ 042 Zone” dhe për dizanjin e saj, janë duke punuar shumë fansa të mitë në Facebook dhe Tëitter. Nëpërmjet një statusi në këto rrjete sociale, unë u kam kërkuar atyre që ta dizenjonin logon e saj dhe më besoni që kam marrë me qindra, logo dhe ide. Ndihem shumë i lumtur që fansat e mi janë angazhuar për projektin tim të re, ndaj dhe gjej rastin ti falenderojë pa masë. Është shumë bukur kur ke pranë njerëz që të duan dhe aq më tepër fansat e tu.

Pra nuk keni patur kohë të pushoni në këto ditë të nxehta vere?

Kam pushuar me familjen time në Sarandë, por kemi preferuar të kalojmë edhe disa ditë në Korfuz.

Po me Vesën keni pushuar?

Edhe me Vesën sigurisht. Vetëm se me Vesën preferuam ti kalonim pushimet jashtë vendit dhe pikërisht në Itali. Pa më pyetur ju (qesh), mund të them se pushimet shkuan shumë mirë.

Si po ecën lidhja juaj?

Është duke ecur në rrugën e duhur, të dy ndihemi mirë me njëri-tjetrin (qesh).

Su/ Shqiptarja.com
YouTube Preview Image