Bien çmimet deri në 50 për qind më lirë,zgjat sezoni turistik

September 5, 2012   | Turizmi / Turizam

Hotelierët dhe turoperatorët në Mal të Zi parashikojnë ta mbyllin sezonin turistik në fund të tetorit. Ka mundësi që pushimet sivjet të zgjatin një muaj më shumë se zakonisht. Kjo ide mbështetet në parashikimin e motit dhe temperaturat e favorshme për pushime.

Sezoni i shkurtër turistik, i cili në Mali I Zi zakonisht zgjat jo më shumë se tre muaj, është njëra nga arsyet që hotelierët vendas të mos nxjerrin fitime të mira dhe të mos gëzojnë qëndrimin e gjatë të turistëve. Vendpushimet detare në Mali I Zi bëhen plot e përlot që në mesin e qershorit, ndërsa në fund të gushtit shumica e turistëve është larguar. Mirëpo, kushtet e klimës në Mali I Zi  favorizojnë një sezon turistik i cili të zgjatë nga muaji prill deri në tetor. Problemi është që turoperatorët nuk organizojnë pushime në muajt e parë të verës.

Nga ana tjetër ata nuk e bëjnë këtë sepse çdo vit hotelierët vonojnë riparimet duke krijuat një kaos të vërtetë, kështu që turistët nuk parapëlqejnë të vijnë në vend. Përveç kësaj çmimet e paketave në fillim të verës nuk janë fare të favorshme në raport me ato që ofrojnë vendet fqinje si Turqia dhe Greqia. Mirëpo, nëse jeni të interesuar për ofertat gjatë shtatorit dhe nëntorit mund t’ju dalin paketa në gjysmë çmimi për natë, si dhe shumë propozime për zbavitje. Në përgjithësi të punësuarit në degë janë të kënaqur me verën 2012. Numri më i madh i turistëve të huaj në Malin e Zi është nga Rusia dhe Kosova.

Në Mal të Zi 14 % më shumë turist se vitin e kaluar në të njëjtën kohë

Në Mal të Zi qëndrojnë 55.7 mi turistë, 14 % më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë me vitin e kaluar është njoftuar nga Organizata Nacional. Turistike.

Sipas të dhënave të fundit të Monstatit, Malin e Zi në korrik e kanë vizituar 359 mi turist, 2,7% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga turizmi siç është njoftuar nga Ministria e turizmit në gjysmën e parë të vitit kanë arritur 140 milion euro, derisa për tërë vitn 2012 pritet të arrij rreth 700 milion euro, çka paraqit nivelin e vitit të kaluar.

Nga Organizata Turistike e Ulqinit sa i perket hoteleve kemi 41 turiste vendas, 1568 turiste te huaj, keshtu qe gjithsej kemi 1.609 turiste cka do te thote 99% me teper se sa vitin e kaluar ne kete kohe.
Ne kampe poashtu kemi rritje ku pushojne 2 turiste vendas, 46 turiste te huaj, keshtu qe gjithsejt kemi 48 turiste cka do te thote 45% me teper se sa vitin e kaluar ne kete kohe.

Ne akomodim privat kemi te regjistruar 855 turiste vendas, 3.268 turiste te huaj, keshtu qe gjithsejt kemi 4.123 turiste cka do te thote qe kemi rritje per 3,9 here me teper turiste (indexi 399) se sa vitin e kaluar ne kete kohe.
Keshtu qe gjithsejt ne komunen tone kemi te regjistruar 898 turiste vendas, 4.882 turiste te huaj, keshtu qe gjithsejt kemi 5.780 turiste cka do te thote 2,8 here me teper (indexi 288) se sa vitin e kaluar ne kete kohe.