Mehmed Zenka në takim me abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci

September 7, 2012   | Politika

Dje më datë 06.09.2012 në ora 1300,Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka , priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi,ekselencën e Tij, z.Tonin Beci.

Në takimin e sipërm , në atmosferë miqësore u diskutua rreth situatës aktuale politike parazgjedhore në Mal të Zi. Vëmendja e posaçme u kushtua problematikës se si do të dalin partitë shqiptare në këto votime. U shpreh shqetësimi i përbashkët kundrejt mosmarrëveshjeve ndërpartiake në mes të subjekteve politike shqiptare , shkak i cili rezulton me moskrijimin e një kolone të përbashkët e cila do rezultonte me fitimin e tre mandateve.

Kryetari i UDSH-së shprehu pakënaqësi në ecurinë e bisedave të ndërsjellta në mes subjekteve politik shqiptarë dhe ceku posaçërisht faktin se animozitetet personale dhe interesat e ngushta partiak mund të rrezikojnë seriozisht arritjen e tre deputetëve , konstatim me të cilën u pajtua ambasadori z.Tonin Beci , i cili apeloi që të mundohemi të gjejmë mënyrën e bashkëpunimit ndërpartiak.

Kryetari Zenka  konstatoi që edhe pse UDSH-ja mandatin e deputetit ka kapacitet ta fitoj vetë , prapë se prapë duke pas parasysh dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptarë në Mal të Zi , dëshiron dhe apelon që të lihen bisedimet e ngushta ndërpartiake , dhe thërret që të ulemi të gjithë së bashku dhe bashkërisht të  gjejmë modusin më të mirë të daljes në zgjedhje.

Edhe Këshilli Qendror i UDSH-së në mbledhjen e fundit nxjerri përfundime të cilat shkojnë në të njëjtin drejtim.

 

Shërbimi informativ të UDSH-së