Shqiptaret e Malit të Zi – Të bashkuar apo jo

September 7, 2012   | Opinione

Të përditshmet malazeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve të partive shqiptare në Malin e Zi që në ditën kur ata filluan bisedimet për krijimin e një koalicioni të gjerë shqiptarë.

Si fillim në tryezë u ulën pothuajse të gji

thë por me kalimin e kohës në takime ka gjithnjë e më shumë karrige të lira. Partitë shqiptare kanë rreshtur së foluri për koalicionin e gjerë, e siç duket ata kurrë as që kanë besuar në këtë gjë. E duket se populli ka besuar akoma edhe më pak.

Forca e Re Demokratike e Nazif Cungut ka hyrë në koalicion me Iniciativën Qytetare të Vasel Sinishtaj edhe pse kjo e fundit tashmë ishte në përfundim të negociatave për koalicion me Alternativën Shqiptare dhe Partinë Demokratike. Tani këto dy të fundit kanë mbetur vetëm me njëra tjetrën. Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmet Zenkës beson në fitore dhe mendon të dalë në zgjedhje i vetëm, megjithëse akoma nuk është përjashtuar koalicioni me Partinë e Prosperitetit Demokratik. Se ç’farë po bën Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit atë akoma nuk e kemi mësuar.

Kështu lajmi i fundit në të përditshmet malazeze është ai i paraqitjes së partive shqiptare në tri lista, të udhëhequra nga Forca, Alternativa dhe Unioni. Për Lidhjen dhe nga ajo vetë asnjë fjalë.

Me ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili më nuk numëron zonat e banuara me shqiptarë si zona të veçanta zgjedhore por e sheh Malin e Zi si një zonë të vetme, partitë shqiptare duhet të kalojnë pragun e 0.7% si edhe gjithë të tjerat për të zënë një vend në Kuvend. Nëse në zgjedhjet e kaluara janë nevojitur rreth 2685 vota për marrjen e një mandati, tani nevojiten nga 3500-4000.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 partitë shqiptare kanë fituar katër ulëse në Kuvend, kështu që deri në zgjedhjet e 13 tetorit shqiptarët do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë nga një deputet nga radhët e Forcës, Unionit, Listës Shqiptare (Lidhja dhe Alternativa), dhe Koalicionit Shqiptarë Perspektiva.

Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe në situatën e tanishme parazgjedhore duket se vënd në Kuvendin e Malit të Zi mund të zënë më së shumti dy përfaqësues të partive shqiptare. Më optimistët janë Unioni Demokratik dhe Koalicioni Forca-Iniciativa Qytetare.

 

Ideale, sipas Genci Nimanbegut, deputet i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi, do të ishte paraqitja e shqiptarëve në dy lista, gjë që më heret e kanë kërkuar edhe deputetët Mehmet Bardhi e Vasel Sinishtaj. Sipas Nimanbegut kjo do të mund të realizohej ashtu që një koalicion të jetë i përbërë nga Forca, Iniciativa Qytetare, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Perspektiva kurse në listën tjetër Unioni Demokratik i Shqiptarëve me një pjesë të Partisë së Prosperitetit Demokratik. Nimanbegu ka pohuar se për momentin kanë ofertë për vazhdimin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike.

 

Faqja e FB Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro