Ulqini në sezonin veror me aktivitete kulturore!

September 7, 2012   | Shoqëria / Društvo

Shkruan Luan( Asllan) Dibrani

art@asllandibrani.com

Në Kalanë e Ulqinit mund të hyhet nga veri-lindja ose nga gjiri nëpër portën kryesore. Këtu gjendet Tregu i robërve, ku dominon Kulla e Balshajve (shek. XII), në të cilën është e vendosur galeria e arteve. Përballë galerisë gjendet “Muzeu Etnologjik”.Po qe arrin në këtë qytet, kush do qofte nga turisteët  i mbesin borxh gjithmonë vetes se tyre, po qe nuk e vizitojnë këtë  objekt  me vlera historike për popullin shqiptar. Pikërisht kjo pikë u zgjodh për festivalin e mbrëmjes poetike nga krijueset dhe poetet  shqiptare qe, ma ishte  festival tradicional nder ulqinakët.

Pamje nga publiku pjesëmarrës me  ç’rast nga “Lidhja e Shkrimtarëve  dhe Artisteve  Shqiptarë në  Gjermani “morën  pjesë Neki Lulaj dhe Asllan Dibrani

Muaj gusht në qytetin e Ulqinit ishte, pos  turistik  qe  shumë pushues shijuan bukuritë e këtij qyteti. Ai sezonin veror e  ngjeshi edhe me një serë aktivitetesh kulturore nga  e cila po ndajmë një takimi të mbrëmjes poetike të  gruas   krijuese shqiptare . Takimi u mbajt në   amfiteatrin e  Kalasë së Ulqinit në “Muzeun Etnologjik”  me  çka shumë kenë e mahniti bukuria e mureve të kështjellës se bukur mijë vjeçare   qe ishte si një mburoje e  shume kulturave  qe ishin si pushtues ne këtë trevë shqiptare. Mbrëmja ishte e titulluar “teatri krijues i gruas”. Moderatori  përshëndeti te pranishmit ku falënderoj edhe Qendrën Kulturore të Ulqinit, qe ishin si ndihmesë për pranimin e mysafire nga larg. I ndjeri Ali Podrimja u përkujtua me një minute heshtje  qe pak ditë ma pare ndërroj jetë larg atdheut .Ky festival tuboj shumë krijuese ne këtë mbrëmje qe dominuese ishin krijueset nga Shqipëria, kishin krijuar një reputacion  ne krijimtarinë e tyre ne mesin e tyre edhe ,me çmime kombëtare… E ftuara e pare në këtë mbrëmje ishte poetja pogrdicase  me origjine, qe jetonte në Tiranë, Ana Kove. Kjo poete vërtet  mahniti publikun me një poezi “Simfoni ujerash në tre kohë” qe ishte një poezi me motiv figurative dhe legjendare  nga trevat tona ,por kishte marre një  legjendë edhe nga letërsia gjermane,  e trasuar me një brendësi  shpirtërore në lundrimin fërkues  ne dashuri . Ishte një poete e nominuar me çmime  të ndryshme,  gjë qe la shumë mbresa të publiku. Ma tutje në foltore doli  Ismet Karamanaga,  një historian  dhe shkencëtar  i cili u përpjekur qe këtë monument  me vlera tona të veçanta ta fut në mbrojtjen e    Uneskos. Ismet Karamanaga dha një kontribut lidhur me historikun e kësaj kalaje e nder të tjera tha:

Pamje nga rrugicat e qytetit të vjetër për brenda Kalasë

 
Kjo kala ka një histori, ku secili gur mund të flasë për një të kaluar të bujshme, është ndër më të vjetrat dhe më atraktivet në këtë pjesë të Mediteranit. Shkëmbinjtë mbi të cilët ngritën lart muret dhe bedenat e saj, mijëra vjeç të shpëlarë nga valët e detit, dëshmojnë se këtu kanë jetuar paraardhësit tonë Ilirët, shumë më parë se kur është filluar të shkruhet historia.
Kalaja e Ulqinit  e vjetër mbi 2500 vjeçare
Sipas Plinit (të vjetër) në shekullin V p.e.r. themelohet Kalaja me emrin Olcinium. Muret e vjetër “qiklope” në hyrje dëshmojnë për vjetërsinë disa mijëravjeçare të sajë. Secila pëllëmbë e kësaj hapësire flet për një të kaluar të famshme, për një histori të bujshme të këtij vendbanimi. Shumë gërmadha arkeologjike flasin për këtë kështjellë si për një vendbanim me civilizim të lartë, me një portë dhe me një flotë të famshme, e cila e ka lidhur Ulqinin me botën e njohur antike. Shumë të njohur e të panjohur që jetuan dhe vepruan këtu lanë gjurmët e një civilizimi me të cilin gjeneratat e sotme mund të krenohen.
As pas luftërave romako-ilire ( 269-268 ) në Kala nuk u ndërrua substanca ilire. Romakët në Ulqin kanë sjellë veteranët të cilët gëzonin po ato të drejta civile dhe qytetare, si në qytetet tjera të Perandorisë Romake.

Periudha më e errët e Kalasë është në shekullin VII-XI me ardhjen e sllavëve në Gadishullin Ballkanik. Mirëpo gjatë gjithë kësaj periudhë ajo ruajti identitetin e vet dhe gëzoi një autonomi edhe kur Zetën e pushton Stefan Nemanja me 1183. Mbishkrimet në monumentet kulturo – historike dëshmojnë për këtë. Deri me 1403 mbizotëruese ka qenë feja katolike, të cilën e kanë pranuar edhe pushtuesit sllavë. Ka të dhëna që flasin se Kalaja prosperitetin më të madh ekonomik në historinë e saj e arriti në kohën e Ballshajve (1363-1421). Gjergj Ballsha ndërton pallate të ndryshme dhe kisha. Në Kullën e Ballshajve ka jetuar dhe vepruar reformatori i Talmudit, i famshmi Sabatej Cevi, në kohën e sundimit Osman, i cili në vitin 1666 kalon në Islam dhe me emrin e tij Mehmet Efendija jeton deri në vdekje, me 1676.
Në vitin 1421 Kalaja kalon nën Venedikun dhe pa dyshim e humb rolin dhe vlerën të cilën e ka pasur më parë. Mbetet si një kështjellë e fortifikuar me bedena por pa rëndësi politike në këto vise. Pastaj takimi vazhdoj edhe me paraqitjen e poeteve tjera   krijuese nga trevat shqiptare  ne edicionin e dhjete sipas radhës zonja Laviola  Busoja me poezinë ,”Këpute çastin” ,pastaj ishte Mariana Beqiqi etj.

Poetet e prezantuara gjate këtij edicioni te poezisë  nga krijueset shqiptare!

Le të jetë ky një mesazh   i  këtij takimi si porosi, qe te vazhdohet ne këtë stil, qe te  rritet dhe kultivohet kultura jone edhe ne zezonat verore.
Le te  mbeten edhe turistet të kënaqur dhe te  pajisur edhe me një kujtesë  kulturore artistike nga Ulqini ynë i mrekullueshëm .

Foto-reportazh nga Ulqini Gusht  2012