Nazif Cungu priti sot nxënësit nga qyteti Gjerman Freudenstadt

September 10, 2012   | Shoqëria / Društvo

Programi i këmbimit të studentëve në mes të Ulqinit dhe Freudenstadtit praktikohet që disa vite me shumë sukses. Këtë vit 24 nxënës Gjerman janë stehuar në shtëpitë e familjeve Ulqinake ku do të qendrojnë 2 javë për tu njohur me qytetin tonë.
Kryetari Cungu ju uroj nxënsëve mirseardhje në qytetin e Ulqinit, duke rezervuar për to një prezantim i cili paqyron qytetin, historinë dhe kulturen e këti vendi duke promovuar edhe lidhjen e ngushtë që Ulqini ka me Gjermanin.

Ai vlersoi rëndësinë e shkëmbimeve të tilla si një mënyrë e mirë për ta forcuar lidhjen në mes të Ulqinakëve dhe popullit Gjerman.
Gjatë qendrimit në Ulqin, për nxënësit do të kujdesen dy arsimtar Gjerman, Z. Vogel dhe Z. Schurr, të cilët qendrojnë në Ulqin që disa vite përmes një programi të finasuar nga qeveria Gjermane.
Ata falenderuan kryetari e komunës si dhe të gjithë familjet Ulqinake për pritjen e përzemert.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE