Rompuy: Mali i Zi pas Kroacisë anëtar i BE-së

September 10, 2012   | Ngjarjet - Events

Sarajevë, 10 shtator  – Presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuy deklaroi sot, pas takimit me presidentin malazez Filip Vujanoviq, se Mali i Zi pas Kroacisë do të jetë anëtarja e re e Bashkimit Evropian.

Rompuy dhe Vujanoviq u takuan në Sarajevë, ku marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare për paqe.

Kreu i BE-së, transmeton njoftimin Qik-u, theksoi se marrja e shpejtë e statusit kandidiat për anëtarësim dhe realizimi i negociatave për anëtarësim janë argumente se BE-ja është e hapur për inkuadrimin e Malit të Zi dhe është e përgatitur që të vlerësojë arritjet individuale të çdo shteti në arritjen e standardeve evropiane.

Vujanoviqi theksoi përkushtimin e Malit të Zi ndaj integrimeve evropiane, duke theksuar se muajin e ardhshëm në vend do të mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat do t’i mundësojnë qeverisë së Malit të Zi me kapacitet prej një mandati katërvjeçar të kryejë negociata intensive për anëtarësim në BE.

Presidenti i Malit të Zi i përsëriti pritjet për trajtim individual të çdo vendi, me të cilin në mënyrë individuale vlerësohen arritjet integruese të çdo vendi gjatë inkuadrimit në BE.

Koha Net