Reagimi i Forces ndaj tekstit te Sindikatit te hotelit Otrant

September 14, 2012   | Shoqëria / Društvo

KUMTESË PËR OPINION

Jemi të vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar ndaj punonjësve të ngelur pa punë të Otrantit dhe u kujtojmë atyre se partia jonë shumë herë ka kundërshtuar për privatizimet e dyshimta të ndërmarrjeve në Komunën e Ulqinit. Shumë herë ka bërë deklarata specifike për Otrantin dhe është solidarizuar më protestat legjitime të punëtorëve të mbetur pa vend pune. Prandaj u bëjmë thirrje punëtorëve dhe përfaqësuesve të sindikatës të mos bien në kurthë të instrumentalizimeve poshtëruese politike.
Forca e Re Demokratike është e prekur thellë për deklaratat e pavërrteta dhe shpreh indinjatën e thellë ndaj këtyre deklaratave dashakeqe të nxjerra nga sindikata e Otrantit. Njoftojm që do të bëjmë çka është e mundur që ta sqarojm mirë se kush qëndron prapa kësaj përpjekje për manipulim të opinionit publik duke iu drejtuar organeve të drejtësisë dhe duke ngritur një padi për shpifje. Është më se e qartë që kjo deklaratë e shëmtuar e nxjerrë pikërisht tani nga sindikata e Otrantit ka prapavijë politike sepse synon të njollosë Forcën e Re Demokratike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po afrojnë.
Sindikata e Otrantit e ka bërë të ditur publikisht shumë kohë më herët se kush janë personat që ato i konsiderojnë si përgjegjës të drejtpërdrejtë për ngeljen pa punë sepse kanë ngritur padi ndaj ish-ministrit Nenezic. Përkujtojmë opinionin publikë dhe puntorët e Otrantit të mbetur pa punë se përmes deputetit Genci Nimanbegu kemi kërkuar dorheqjen e Ministrit të atëhershëm të turizmit Neneziq edhe për arsye të privatizimit të Otrantit.
Fakti që befas sindikata ka ndryshuar versionin e saj dhe përpiqet të implikojë edhe Forcën në këtë problem na shtynë të mendojmë se sindikata, me ose pa dashje, është vënë në shërbim politik të rivalëve të Forcës të cilët të vetëdijshëm për për potencialin e partisë sonë për fitore përdorin kundër nesh nga dëshpërimi edhe mjetë të ulëta si trrillimet dhe mashtrimet.
Me përgjegjësi të plot morale dhe juridike deklarojmë që udhëheqësit e Forcës nuk janë të përfshirë as në mënyre të drejtpërdjerte as indirekte në afarizmin e Otrantit dhe se të gjitha pretendimet e deklaratës së sindikatës së Otrantit janë trillime. Për ti dhënë fund mashtrimeve që kundërshtarët tanë politikë bëjnë kundër nesh ne kemi vendosur që të ngrejmë padi për shpifje ndaj sindikatës së Otrantit. Kjo padi nuk bëhet si presion ndaj përfaqësuesve të sindikatës dhe puntorëve të Otrantit, por për shkak që mashtruesit, trilluesit dhe nxitësit nga rrathat e kundërshtarëve politikë të indentifikohen dhe që të kenë përgjegjësi morale dhe të diskreditohen publikisht.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Forcës

6