Shqiptarët të ndarë në 4 kolona për zgjedhjet parlamentare

September 20, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mbrëmë ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave të partive dhe koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit që do mbahen në Mal të Zi. Kështu. Në këto zgjedhje do të garojnë edhe 4 lista shqiptare.

Koalicioni ”Për bashkim”, të cilin e përbëjnë Forca, Iniciativa Qytetare dhe lëvizja Perspektiva mbrëmë e kanë dorëzuar listën 15 minuta para se të skadojë afati. Listën do ta udhëheqin Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj, shkruan “Vijesti”. ”Koalicioni shqiptar – Lidhja demokratike në Mal të Zi, Partia demokratike dhe Alternativa shqiptare” të cilit i prin Fatmir Gjeka ka dorëzuar listën rreth një orë pas mesnate kurse pak më parë një gjë të tillë e kishte bë edhe ”Aleanca rinore shqiptare”, të cilës i prin Anton Lulgjuraj. Prej partive shqiptare e para e ka dorëzuar listën koalicioni i Unionit demokratik të shqiptareve dhe Partisë së prosperiteti demokratik në krye të së cilit janë Mehmet Zenka dhe Hamdi Hasani.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi do të marrin pjesë 13 lista, 4 nga të cilat janë koalicione shqiptare. Komisioni zgjedhor shtetëror, tek i cili deri në mesnatë 13 parti dhe koalicione i kanë dorëzuar listat zgjedhore, duhet t’i vërtetojë ose t’i kthejë listat për plotësim eventual të mangësive gjatë 48 orëve të ardhshme.

Listat zgjedhore i kanë dorëzuar Koalicioni Mali i Zi Evropian- Millo Gjukanoviq, Partia Socialiste Popullore, Fronte Demokratik, Mali i Zi Pozitiv, Koalicioni Aleanca nacionale serbe, Harmonia serbe, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare kroate.

Ndërkaq, subjektet shqiptare në zgjedhjet e muajit të ardhshëm janë: Koalicioni i UDSH-së dhe PPD-së, “Koalicioni për unitet”, i përbërë nga Forca, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja Perspektiva, pastaj “Koalicioni Shqiptar” ku hyjnë Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare”, si dhe “Aleanca Rinore Shqiptare”, si subjekti më i ri në skenën politike shqiptare në Mal të Zi. Kështu në zgjedhjet parlamentare të 14 Tetorit, 9 subjekte politike shqiptare do të dalin me 4 lista.

TVCG

9