Bilanci periodikë i turistëve në Ulqin nga OTU – 21.09.2012

September 21, 2012   | Turizmi / Turizam

Te dhenat e fundit mbi numrin e turisteve qe jane duke pushuar ne komunen e Ulqinit.
Sa i perket hoteleve kemi rritje per 4,6 here me teper se sa vitin e kaluar ne kete kohe (1.127 turiste – indexi 462). Ne kampe poashtu rritje per 3,8 here me teper (46 turiste – indexi 383), ne akomodimin privat kemi 227 turiste ose 4%me teper se sa vitin e kaluar. Keshtu qe gjithsejt kemi 1.400 turiste cka do te thote 2,4 here me teper se sa vitin e kaluar ne te njejten periudhe.(indexi 244)


Poashtu ne vijim po ju dergojme disa fotografi qe kane te bejne me pjesemarrjen e perfaqesuesit te OT Ulqin ne Prishtine .

Me rastin e pranimit si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve  (UFI – The Global Association of the Exhibition Industry) CEO-Congress & Event Organization ka mbajtur në Prishtinë konferencën promovuese ku morën pjesë një numër i madh i bizneseve nga Kosova dhe nga jashtë.

Në këtë eveniment ishte e pranishme edhe Organizata Tursitike e Ulqinit, të cilës nga CEO iu nda edhe një mirënjohje për bashkëpunëtorët e saj ndër vite, të cilët kanë kontribuar në këtë arritje të përbashkët.

Qazim Hoxha, zyrtar nga OTU-, uroi CEO-në për anëtarësim në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve UFI. Ai tregoi se Ulqini, OTU, hotelet e restorantet e sajjanë të pranishëm në panairin e Turizmit i cili mbahet çdo vit në Kosovë dhe se nga kjo del se Ulqini në këtë panair është tradicional  dhe do të vazhdojë pjesëmarrjen edhe më tej. “Dikur e kishim vështirë  apo ëndërr ardhjen në Kosovë, por tashmë kjo ardhje falë autostradës së Kosovës dhe Shqipërisë bëhet për treo apo katër orë. Turistët nga Kosova janë më besnikët nga pushuesit e Ulqinit dhe sivjet numri më i madh i turistëve ishte nga Kosova, sidomos fluksi më i madh ishte pas muajit të shenjtë të Ramazanit e Bajramit”, tha Qazim Hoxha. zyrtari nga Organizata Tursitike e Ulqinit beson se kosovarët edhe në të ardhmen do të kenë destinacioni kryesor bregdetin e ULqinit.

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Mimoza Kusari-Lila vlerësoi hyrjen e Kosovës në Asociacionin Botërore të Industrisë së Panaireve dhe theksoi se “Hyrja e Kosovës në këtë asociacion është mjaft e rëndësishme marrë parasysh që ky asociacion ka 600 antarë nga 86 shtete. Kjo do të thotë zgjerim i mundësive për bashkëpunim më të afërt me kompani të mirënjohura nga Evropa dhe më gjerë”- theksoi ajo.

Më tutje, ministrja përmendi sukseset konkrete të dala nga panairet: “Nga takimet me kompani kosovare kam kuptuar se në kuadër të partneritetit të panairit të organizuar nga CEO, një kompani kosovare ka filluar eksportin në Greqi, ndërsa shumë të tjera kanë filluar bashëpunim më kompani të huaja dhe është pikërisht ky një ndër synimet tona si Qeveri e Republikës së Kosovës”- tha ministrja Kusari – Lila.

Zv. Ambsasadori gjerman në Kosovë z. Mattias Kiesler uroi CEO-n për anëtarësim në këtë asociacion dhe tha se kjo do të jetë një ndihmesë në krijimin e lidhjeve të kompanive kosovare me ato nga jashtë.

Kryatari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare, njëkohësisht drejtor menaxhues i Bankës Kombëtare Tregtare z. Suat Albayrak theksoi se anëtarësimi i panaireve të Kosovës në këtë asociacion është një kontribut i cili ndikon në afirmimin e Kosovës në ekonominë globale.

Përgëzime në lidhje me këtë zhvillim pozitiv bënë edhe drejtoresha e Odes Ekonomike Kroate në Kosovë znj. Iliriana Shehu, z. Sokol Kongoli nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë,  përfaqësues nga panairi i Shkupit dhe të pranishëm të tjerë.

Sherbimi i Organizates turistike Ulqin