Alternativa Rinore Shqiptare: Mjaft zoterinj! Nuk do lejojmë të na gënjejni dhe të na injoroni

September 23, 2012   | Shtypi / Mediji

Duam që të gjithë të jeni të informuar se Alternativa Rinore Shqiptare është formuar dhe se Brenda sajë veprojnë një numer mjaft i konsiderueshëm anëtarësh që të gjithë janë student të fushave të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë me një subjekt të ri, por vetëm me një këshill të forte të Alternatives Shqiptare. Ajo që na ka bërë për tu angazhur në këtë subjekt ka qenë se Alternativa Shqiptare na ka ofru

ar përkrahje morale, ekonomike dhe gjithashtu është treguar e gatshme kurdoherë të jetë në sherbimin tonë. Sinqeriteti i tyre është deshmuar edhe në ngjarjen e fundit që ishte përpjekja për të pasur një parti politike unike si ka qenë në 2006 Alternativa Shqiptare. Kjo përpjekje dështoi për shkak se krahu tjeter nuk ishte i gatshem që ta ndaj udhëheqësinë me të rinjt.
Përderisa po përballemi çdo ditë me “patriot” dhe politikan që po lavdërohen se po bëjnë njëmijëenjë (1001) të mira për të ardhmën tonë, ne si studenta të degëve të ndryrshme, po përballemi me një breshëri problemesh. Për këto probleme, zotërinjtë e ndëruar që na perfaqësojnë edhe në Parlamentin e Malit të Zi, nuk hapin gojë. Kurse këtu, para popullit të tyre rrahin gjoksin sikurë çdo ditë përpiqen që procesin ta çojnë përpara. Është më se e vërtetë se këta politikan, na kanë futur në proces, por në proces të asimilimit kombëtarë.
Duke e ditur se studentët janë e ardhmja e çdo vendit dhe se ata, studentët pra, kanë bërë ndryshimet më të medhaja në botë, për fat të keq politika jonë i ka injoruar dhe i ka lënë në harresë. Sot, njohim një dezintegrim total për sa u përket studentave shqiptarë në Mal të Zi. Si, do të pyes dikush. Çështë ky dezintegrim studentor? Kësaj po i përgjigjemi si vijon:
I ashtuquajturi fakultet shqip për mësuesi (program studimor për mësuas), ka prodhuar një numër të mjaftuashëm mësuesish që i plotësojnë nevojat edhe për 40 vitet e ardhshme. Tani, në vend që politika jonë të jetë e orjentuar kah studimi dhe arsimi shqip, para syve të tyre po lejojnë që kjo fabrikë mësuesish, të vazhdojë të prollojë përseri mësues që është më se e qartë se nuk do kenë ku të punojnë. Ndersa a është fakultet ky i mësuesisë apo jo, deshmon vetë fakti se as edhe një here, Parlamenti studentor i Malit të Zi, nuk ka derguar ftesë që edhe shqiptaret ta kenë përfaqësuesin e tyre në këtë institucion. Me sa duket, këto nuk janë probleme madhore për politikanet tonë. Më mire është që të merren me gënjeshtra e përralla që janë mësuar por kësaj here, nuk do lejojmë të na gënjejnë, të na injorojnënë dhe të na e zhvasin voten. Mjaft zoterinj!
X,Y partia politke, shpërndan bursa për student. Kjo është gjë mjaft e bukur, por në anën tjetër, i injoron studentët dhe i quan të paaftë, në menyrë që ata të ndihen të vegjël. Është e kuptuashme që ne si student nuk kerkojmë kreun e asnjë partie politike, as udhëheqjen e saj. Edhe sikurë të ishim me diploma është absurditet ta kërkonim një gjë të tillë. Por të bojkotohemi fare, të mbahemi larg dhe të përkëledhëmi sikur çiliminj, harrojeni zotërinj të nderuar, harrojeni sepse ju jeni plakur dhe fati do të ishte të na kishit degjuar pak, të na i kishi ndegjuar hallet dhe të punonit në drejtim të tyre. Ju thoni se studentët frikësohen që të integrohen në politikën shqiptare!!! Nuk është aspak e vërtetë. Por ju edhe ata student që i keni në radhet tuaja, i frikësoni dhe i bindni se dalja në skenën politike është një tragjedi. Mjaft me formulat e vjetra te UDB-së. Këtë e bëni që ju të jeni në qendër të vëmendjes dhe ata, studentët, të jenë vasalet tuaj.
Të nderuar politikan, përfaqësues të popullit shqiptar, pse nuk e proklamoni faktin se punesimi i të diplomuarve me kombësi shqiptare në Mal të Zi është diskriminues dhe ta ngreni problemin deri në qiell, deri aty ku duhet të degjohet. Apo nuk ua ndie fare për askënd tjetër përveç jush, ndersa për komb, atë e dine të gjithë se ju i takoni kombit të interesit. Po të ishte ndryshe, do të merreshit me rregullimin e te vetmit gjimnaz shqip në Malësi që falë jush dhe heshtjes tuaj, është në një situate katastrofale. Do të thonit ju se skeni çfarë të bëni. Nëse jeni përfaqësues të popullit të Malësisë, atëherë thërrisni prinderit të mos o çojnë fëmijet në shkollë deri në zgjidhje të problemit! Nëse nuk arrini ta bëni, zotërinj, ju nuk keni besimin e ntyre, dhe nuk e keni. Por jo, sepse ua prishni qefin atyre që ua ngrehin veshët dhe u përqafojnë nëpër koridore të errëta.
Mburreni të nderuar se keni derguar disa çistjerrna me ujë nëpër pjesët malore të Malësisë. Kjo është me të vërtetë e dhimbshme, sepse ju nuk doni që tua zgjidhni problemin këtyre banorëve një here e mirë,por doni që ti mbani në dorë duke ua lagur buzët me nga një pikë ujë. Si është e mundur që nuk bëtë gjë, që pusi që u hap pothuajse në dyert e oborreve të Hotit, uji i tij të shkon drejt kësaj popullsie. Por jo, se persëri ju nuk jeni kompetent për këtë. Fëmijet në fillore dhe në shkollë të mesme çdo ditë mësojnë nëpër tekste te hartuara qellimisht gabim. Sikurë kjo të mos mjaftonte, ka edhe mungesë të tyre, dhe ju nuk bëni zë.
Falë menaxhimit të politikës tuaj, sot rinia në Malësi është pa kinema, pa aktivitete sportive, pa biblotekë, pa teater dhe pa perspektive.
Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha këto, jemi të vetëdijshëm se Malësia duke qenë në duart tuaja, nuk po avancon por po degradon. Alternativa Rinore do të jetë aktive, do të na shikoni dhe do ta kuptoni se studentat punojnë, studentat dinë dhe se e ARDHMJA JEMI NE!
Alternativa Rinore Shqiptare
(Studentat)