Vëzhguesi i OSBE-së Arens,presim sqarim nga qeveria e Malit te Zi

September 25, 2012   | Bota

Qeveria e Malit të Zi do të duhet të sqarojë se si ka ardhur deri te paqartësitë lidhur me listat zgjedhore, e në veçanti pohimet për personat e vdekur, të cilët gjenden ende në lista zgjedhore, ka deklaruar shefi i misionit vëzhgues i OSBE-së, Gert Hajnrih Arens.

Ai ka theksuar se do të bisedoj me përfaqësuesit e Qeverisë për pohimet e MANS-it se ekziston një numër i madh i personave të vdekur të cilët ende janë në regjistrat zgjedhorë. “Unë nuk mund t’ju them se është numri i tyre të cilët ende janë të regjistruar në listat zgjedhor, por mund të them se ka pasur pohime të tilla të cilat në mënyrë adekuate duhet të shqyrtohen”, ka thënë Arens për gazetën “Dan”. Ai poashtu është shprehur se Qeveria ” do të duhet të sqaroj se si ka ardhur deri tek kjo dukuri”.

TVCG