Pius Fisher: Nuk jemi të kënaqur me përfaqësimin e pakicave në administratën publike

September 27, 2012   | Bota

Administrata publike e Malit të Zi duhet ta zvogëlojë numrin e të punësuarve, në mënyrë që të jetë më efikase, kurse kjo reformë është një nga më të rëndësishmet në bisedimet me Bashkimin Evropian, ka vlerësuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Pius Fisher.

Ai në tryezën e rrumbullakët, përfaqësimi i pakicave në sektorin publik, ka thënë se në Mal të Zi ekzistojnë ligjet e mira, por është kryesore zbatimi i tyre. Fisher ka thënë se në Mal të Zi më parë ka pasur raste të punësimit përmes lidhjes, e jo në bazë të meritave.

Përmirësimi i kushteve për jetën e pakicave, është një nga detyrat kryesore të Qeverisë dhe shoqërisë, ka theksuar Fisher në tryezën e rrumbullakët, që e ka organizuar e përjavshmja Monitor, në kuadër të projektit “Monitorimi media i administratës publike në Mal të Zi”.

Ndihmës ministri për të drejtat e njeriut Sabahudin Deliq, konsideron se Mali i Zi ka rrumbullakuar sistemin ligjor, por në praktik nuk janë arritur qëllimet e dëshirueshme. Nuk jemi të kënaqur me përfaqësimin adekuat të pakicave në administratën publike.

TVCG