Bashkepunim i ri me VIP boteror per Vidane Zenelin

September 29, 2012   | Lajmet / Vijesti

Shumë është folur në median e shkruar apo portale të ndryshme online për modelen fillimisht, dhe së fundi këngëtaren Kosovare Vildane Zeneli (Vicky). Nga fotot për editoriale në revistat më prestigjioze amerikane, tek reklamat televizive për produkte cilësore. Nga personazh i videoklipeve të artistëve të ndryshëm me famë ndërkombëtare tek regjistrimi i një albumi krejtësisht solo. Këto janë shkallët e ngjitura njëra pas tjetrës dhe suksesi në rritje i shqiptares nga Prishtina, Vildane Zeneli, e cila për publikun shqiptar mund të identifikohet lehtë me personazhin e videos “Next” të Flori Mumajesi. Pamja e saj sensuale nuk ka lënë indiferente emra të mirënjohur të modës internacionale, teksa vitet e fundit Vildane Zeneli ka qenë imazhi prezantues i brand-eve: J.Lo by Jennifer Lopez, Just Cavalli, Vera Wang, Ed Hardy apo Beats by Dr. D.R.E, Canon e shumë të tjera.

Së fundi, në profilet personale “Facebook” apo “Twitter”, janë disa foto ku Vicky shfaqet në studio regjistrimi dhe kjo jo për arsye publiciteti, por për një album krejtësisht muzikor. Nga fjalët që kanë dalë në lidhje me këtë projekt të debutimit të saj në muzikë, mësohet se Vildane Zeneli po bashkëpunon me kompozitoren Melanie Fontana, ndërsa njeri prej emrave më të njohur edhe për publikun shqiptar, i cili ka pranuar të këndojë në një nga këngët e Vickyt është reperi Soulja Boy. Ky album po regjistrohet në studiot e Dr. D.R.E me producentin Jonas Seead, ndërsa shtëpia diskografike që ka marrë përsipër katapultimin e bukuroshes shqiptare në biznesin internacional të muzikës është e famshmja “Interscope Records”, e cila besoi në talentin e yllit Lady Gaga.

Koha Jon

YouTube Preview Image