OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Novi Sad

September 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizatat lokale turistike te Ulqinit, Tivarit, Budves, Kotorrit, Tivatit, Hercegnovit, Bijelo Poles, Danilovgradit, Plevles, Pluzines dhe Mojkovcit, kane marre pjese ne panairin e turizmit LORIST ne Novi Sad I cili u mbajt prej dates 27 deri me 30 shtator. Me perkrahjen e perfaqesuesve te Organizates Nacionale eshte paraqitur oferta turistike e Malit te ZI, ku jane bashkuar te gjitha ofertat e segmenteve turistike, si ato bregdetare, kontinentale dhe pjeseve veriore te vendit tone. Me bindje mund te themi qe ka patur interesim te madh nga ana e partnereve te biznesit turistik, por edhe te medijave te cilet jane informuar per oferten e tanishme, me nje theksim te vecante ne post sezone por edhe ne oferten e hotelijereve dhe agjensive turistike per sezonin e ardhshem te vitit 2013.


Drejtori i Organizates Turistike te Ulqinit Minir Karamanaga ka patur disa takime me partnere te organizatave tjera, si dhe ka japur disa intervista per medije te ndryshme nga Serbija dhe Mali i Zi. Karamanaga ka deklaruar qe jemi te hapur per tregun e Serbise si dhe presim qe sezoni i ardhshem turistike te jete me i suksesshem pasi qe pregaditjet kane filluar menjehere pas postsezones.
Ne naten e pare ne Teatrin Kombetar te Srbise eshte organizuar mbremja e ndarjes se cmimeve, ku Rivijera e Budves morri Paketen e Arte per kvalitet dhe perkrahje te zhvillimit turistike. Poashtu, edhe organizata turistike e Plluzhines morri cmimet per organizim te manifestimit Regata 2012 dhe Prizma Turistike. Nder fituesit e cmimeve ishin edhe disa agjensi dhe hotele te Malit te Zi. Poashtu, ne Hotelin Prezident eshte mbajtur nje mbremje solemne per te gjithe perfaqesuesit e panairit ku Organizatat turistike te Malit te Zi morren pjese te gjitha se bashku.
Ky ishte panairi I 45 nderkombetar ku morren pjese rreth 150 perfaqesues nga vende te ndryshme.

YouTube Preview Image
3