Taekwon Do Ulqin në Theranda open 2012 me 5 medalje të arta

September 30, 2012   | Sporti / Sport

Me datë 29.09.2012 në Therandë të Kosovës u mbajtë turneu internacional për të tretin vit me radhë.

Në këtë turne morën pjesë kryesisht klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi me afto 140 garues.

Klubi i TK Ulqinit u paraqit me vetëm 5 garues ku të gjithë garuesit e KT Ulqinit fituan vendin e parë gjejgësisht u shpërblyen me medalje të arta.

Esad Kraja në kategorinë -29 kg arrinë të fitoi bindshëm dy dyluftime dhe njëherit shpallet edhe si pioniri më i mirë i turneut i cili shpërblehet me një kup.

Me medalje të arta u shpërblyen dhe Artan Fici, Ardiana Karamanaga, Nuri Kanaqi dhe Amir Suka. Të gjithë garuesit e TK Ulqinit fituan me nga një apo dy dyluftime.  Ndërsa në rënditje të përgjithshme klubit të taekwondo-së Ulqini i takoi kupa e vendit të tretë. Falenderojmë prindërit e nxënësve për kontributin e dhënë, gjithashtu falenderojmë organizatorin e këtij turneu për mirëpritje.