BE 430 mijë euro Fonde për të promovuar turizmin në Shkodër dhe Ulqin

October 2, 2012   | Shtypi / Mediji

430 mijë Euro janë dhënë nga Bashkimi Evropain për të promovuar turizmin në Shkodër dhe në Ulqin, nëpërmjet një projekti të përbashket “Marubi. Ministri i Kulturës Aldo Bumçi tha se bashkëpunimet mes Shkodrës dhe Ulqinit janë si të një mëhalle sepse kemi të bëjmë me një rajon të lidhur ngushtë me njëri tjetrin dhe këto bashkëpunime do intensifikohen.

Kryetari i Komunës Ulqin Nazif Cungu sqaron se ky bashkëpunim ka të bëjë edhe me lidhjet shpirtërorë që Ulqini ka me Shkodrën.

Kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka, u ndal tek rëndësia e evidentimit të vlerave historike dhe kombëtare përmes dinastisë së Marubëve.
Ky projekt ka për qëllim promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe potencialet mjedisore të zonës së Shkodrës dhe Ulqinit, duke filluar që nga ekspozitat përmes “ Marubit Rout”, në Shkodër, Ulqin, Bruksel ./ABC News/

2