Nazif Cungu priti kryetarin e SNP Srgjan Miliq

October 2, 2012   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij sot priti kryetarin e Partisë socialiste popullore SNP Srgjan Miliq dhe kryetarin e Këshillit komunal të PSP (SNP) në Ulqin Andrija Qetkoviq. Kryetari Cungu të pranishmit i ka njoftuar për aktivitetet dhe projektet të cilët pushteti lokal në Ulqin ka ndërmarrë me qëllim të zgjidhjes së shumë problemeve të grumbulluara me vite në këtë komunë. Ai pohoi se është punuar shumë, por që mbeten probleme të mdha, borxhet e grubulluara dhe mungesa e kapaciteteve administrative.

Z. Miliq ka theksuar se me ndryshimin e pushtetit është dëshmuar se Ulqini ka kapacitete demokratike. Ai i përshëndetën projektet e pushtetit lokal në Ulqin dhe vlerëson se me këtë qasje do të krijohet një bazë e mirë për zhvillim të mëtejshëm, gjë të cilën ky qytet e meriton, kur kemi parasysh potencialet.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për pozitën politike të shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Z. Miliq me këtë rast ka theksuar se popujt pakicë do të jenë faktor i rëndësishëm për forimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe ka shtuar se nuk guxon të zvogëlohet numri i përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

7