Hulumtimi i CEDEM-it nuk ka lidhje me realitetin

October 3, 2012   | Shoqëria / Društvo

Koalicioni “për Malin e Zi Evropian” është koalicioni politik i ranguar më lartë në Mal të Zi dhe ka përkrahjen e 47.2 për qind të qytetarëve, ka treguar hulumtimi i opinionit publik që është bërë në tetor nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Sipas këtij hulumtimi, për Frontin Demokratik, boshtin e të cilit e përbëjnë “Demokracia e re Serbe-NOVA” dhe “Lëvizja për ndryshime” do të votonin 18.5 për qind të qytetarëve, për “Partinë Socialiste Popullore” 14.9 për qind, kurse “Malin e Zi Pozitiv” 10.5 për qind.

Hulumtimi ka treguar se “Harmonia Serbe” më 1.9 për qind dhe koalicioni “Së Bashku” me 2.2 për qind nuk do të kishin sukses që ta kalonin censusin zgjedhor. Nga partitë e pakicave, për të cilat vlen principi i aksionit afirmativ, më lartë të ranguara janë “Partia e Boshnjake” me 2.3 për qind dhe “Unioni demokratik i Shqiptarëve” me 1.2 për qind gjë që, sipas ligjit të ri mbi zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, do t’u mundësonte hyrje të sigurt në parlament. Hulumtimi i opinionit publik nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut nuk ka lidhje me gjendjen reale dhe më tepër është në funksion të propagandës të Partisë Demokratike të Socialisteve, ka rekomanduar funksionari i frontit demokratik, Andrija Mandiq. Mandiq u ka thënë gazetarëve se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe se hulumtimin e opinionit e ka bërë njeriu të cilin, siç ka thënë ai, e ka angazhuar Partia demokratike e Socialisteve si Këshilltarë. Ai jo vetëm se këshillon, por edhe përkrahë në të gjitha mënyrat e mundshme.

RTCG