Takohen lidhjet mbarëshqiptare të Forumeve Rinore Preshevë – Video
Në organizim të Forumit Rinorë të Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Preshevë u mbajt takimi i 5-të i Lidhjes Mbarë shqiptare të Forumeve Rinore të partive politike shqiptare. Pjesmarës ishin forumet rinore të partive politike shqiptare nga Shqipëria si ata të PD-së, LSI-së dhe PS-së, nga Kosova ata të PDK-së dhe PD-së, Maqedonia forumi rinor i BDI-së, Mali i Zi është përfaqësuar nga FR i FORCES dhe nga Lugina e Preshevës forumet rinore të PDSH-së, RD-së, BDL-së, dhe ata të PD-së dhe LPD-së nga Bujanoci . Para te pranishmëve takimin e hapi kryetari i forumit rinorë të Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës Ilir Sadriu i cili duke i përshendetur të gjithë të pranishmit për ardhjen dhe prezencën e tyre i dëshiroji mirëseardhje dhe punë të mbarë gjatë këtij takimi. Fjala pastaj iu kalua kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili foli në mënyrë globale duke i dhënë një retropsekitvë për historikun e qytetit të Preshevës por edhe rolit të rinisë preshevare. Kryetari Mustafa vazhdoi edhe tutje duke folur për të ardhmen e afërt e cila e pret Luginën e Preshevës për të cilën tha se varet shume nga e ardhmja e Mitrovicës ku bëri të ditur se do të kërkohet që të kemi status të njejtë me atë të cilin Kosova ia jep Mitrovicës. Pas urimit të mirëseardhjeve të gjitha forumet rinore mbajtën edhe një takim punues ku pati mjaftë diskutime. Në takim u vendos që takimi I 6 të mbahet në Tiranë nën organizimin e Forumeve Rinore të PD-së dhe LSI-së. të gjitha forumet rinore në fund autorizuan kryetarin e FR të PDSH-së që të mbajë edhe neë konferencë në emër të tyre. Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore është themeluar në Prizren me 10 Qershor 2012 në vigjilje të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Pas gjithë këtij aktiviteti të organizuar nga FR i PDSH, të pranishmit patën edhe në drekë të përbashkët në restorantin Evropa 3. Vlen të përmendet se në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha Forumet Rinore të partive mbarë shqiptare me përjashtim të dy partive nga Lugina e Preshevës PVD-së dhe UDSH-së, edhe pse ishin të ftuara.





