Kryetari Ulqinit Cungu priti nxënësit e shkollës fillore “Boshko Strugar”

October 4, 2012   | Shtypi / Mediji

Sot nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Boshko Strugar”, në përcjelljen e mësimëdhënëses Dragica Zoriq, kanë vizituar Komunën e Ulqinit, i ka pritur Kryetari i Komunës Nazif Cungu. Kryetari në fillim iu dëshiroj mirëseardhje nxënësve dhe u ka sqaruar se si ë vendet demokratike zgjedhet kryetari dhe se cilat janë përgjegjesitë e kryetarit. Ai gjithashtu ka thënë se është përgjegjësi e secilit qytetar që me sjellje të mirë dhe shembullore t’i kontribojë komunës sonë.

Nxënësit kanëpërgatitur pyetje të shumëta për kryetarin. Ata janë interesuar për ditën e komunës, lidhjet e komunës vendet e tjera në veprimtaritë ekonomike dhe ato jo ekonomike, se si vendbanimet furnizohen me ujë, si është e rregulluar çështja e mbeturinave, ujërave të zeza dhe shumë pyetje të tjera. Ai u ka sqaruar se dita e komunës është ngushtë e lidhur me traditën e Ulqinit në ullishtari, detari dhe turizëm. Ai i ka informuar nxënësit me veprimtaritë ekonomike dhe ato jo ekonomike duke numëruar: turizmin, bujqësinë, ndërtimtarinë, shëndetësinë, arsimin dhe kulturën. Gjithashtu e ka sqaruar procesin e furnizimit me ujë dhe i ka njoftuar për lidhjen në sistemin e ri të ujësjellësit regjional.


Mësimdhënësja Zoriq së bashku me nxënësit ka përmendur edhe probemet me të cilat ballafaqohet shkolla, e transporti i organizuar për nxënësit të cilët jetëjnë në periferi është njëri prej tyre. Ata kanë kërkuar nga kryetari mbështetje për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Në fund nxënësit e kanë ftuar kryetarin ta vizitojë shkollën e tyre.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE