Projekti “Marubi” mbi programin e Bashkpunimit Ndërkufitar Shqiperi-Mali i Zi – Video

October 4, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Në Shkoder u mbajt konferenca mbi fillimin e projektit “Marubi” në kuader të programit për Bashkpunimin Ndërkufitar Shqiperi-Mali i Zi, i finansuar nga Bashkimi Europian.
Projekti synon promovimin e turizmit në rajonin e Ulqinit dhe të Shkodres përmes shfyrtëzimit të trashigimisë kulturore, historike dhe natyrore të dy vendeve. Projekti përfshinë ekspozita të ndryshme në Ulqin, Shkoder dhe në Bruksel, festivale dhe krijimin e materialeve të ndryshme për marketing.

Partneret udhëheqes në këtë projekt janë Komuna e Ulqinit dhe Bashkia e Shkodres, duke përfshirë dhe Organizaten Turistike të Ulqinit, Muzeun e Ulqinit, Fototeken Marubi dhe OJQ në Focus Europe nga Brukseli.
Në këtë konferencë ishin të pranishem kryetari Nazif Cungu, kryetari Lorenc Luka, Ministri i Turizmit Aldo Bumçi, Drejtori i Fototekes Marubi, përfaqësuesi i Bashkimit Europian dhe ekspert të ndryshem ndërkombëtar. Folesit thekesuan lidhjet e ngushta historike dhe kulturore mes Ulqinit dhe Shkodres dhe vlerësuan trashigiminë kulturore dhe natyrore si strategji të fuqishem për promovimin e turizmit në këtë rajon. Gjithashtu thekesuan se bashkpunimi në mes këtyre dy vendeve duhet të jetë më intenziv në të ardhmen me projekte të ndryshme për zhvillimin e kësaj zone.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

YouTube Preview Image