Në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt koncert i muzikës klasike

October 5, 2012   | Kulturë / Kultura

Koncert i muzikës klasike i organizuar nga Ambasada e Austrisë në Mal të Zi me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë

Më 02. 10. 2012 në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt një koncert i muzikës klasike i organizuar nga Ambasada e Austrisë në Mal të Zi me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë. Interpretuesi kryesor në këtë koncert ishite grupi “Color Trio” nga Vjena i përbërë nga, Ilse Schuman në piano, Irene Frank në vilonçelë dhe Serkan Gurkan në violinë. Ata interpretuan pjesë nga veprat më të famshme të kompozitorëve më të mëdhenj austriakë, si Hayden, Schtrauss, Mozart.

Mysafir special ishte sopranoja nga Vjena, Petra Halper- Konig. Përveç artistëve nga Vjena, interpretuan edhe artist nga Ulqinii, sopranoja Gjylije Pelinku në përcjellje të Jelena Knezheviq në piano.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës së Ulqinit z Nazif Cungu i cili në veçanti falënderoj mysafirët nga Ambasada e Austrisë në Mal të Zi, ambasadorin Martin Pamer dhe bashkëpunëtorët e tij për organizimin e një mbrëmjeje të tillë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

YouTube Preview Image