Fuad Gorana: Unë jam viktimë e kohës, nuk jam hero!

October 8, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nga Muhamet Nika

Diferencimet politike në Ulqin në vitin 1981 dhe terrori shtetëror i mëvonshëm

Ne mesin e shume te akuzuarve dhe te denuarve ne Komunen e Ulqinit, i cili e pesoi me keq nga gjithe te tjeret qe ishin te akuzuar per propagande armiqesore, ishte Fuad Gorana. Ai eshte i vetmi qe asnjehere nuk mendoi ta materializoje fatkeqesine e vet, per dallim nga te tjeret.

Gorana diti qe ne pafajesine e vet te ishte odest, per dallim nga shumica prej nesh! Ai u denua per veprimtari armiqesore, per c’gje me ligj parashikoheshin denimet me te rrepta, te cilat dinin t’i tejkalonin dhjete vjet burg. Fuadi u denua me kater vjet e gjysme burg.

Ne kohen kur ishte ushtar, ai u denua nga gjykata ushtarake nen pretekstin e pergatitjes se grupit armiqesor “Agimi“ ne ushtri. Anetaret e grupit akuzoheshin se kishin dashur te bashkonin Shqiperine me Kosoven, duke grabitur municione te ndryshme deri tek avionet luftarake! Ai kujton se, bashke me shume veta, per here te pare e mesoi ne televizion lajmin se ishte akuzuar per veprim te tille.

Akuzen e montuar, kujton Gorana, e lexoi nje nate, nje shok ushtar nga Kosova, te cilit, ia kishin dhene te teren te pergatitur deri ne detaje, duke e kercenuar qe ta lexoje pa hezitim. Pervec tjerash, ne te thuhej se ata gjoja kishin organizuar grupin ilegal “Agimi”, kurse Fuadi ishte kryetar i nengrupit te katert.

Me vone, rrefen ai, e kane urdheruar te deshmoje kunder shokeve te akuzuar e te pranoje vepren penale, me premtimin se nese do ta bente kete, do te lirohej nga akuza. Por Fuadi thote se nuk ka mundur te deshmoje per dicka, per te cilen nuk ka ditur gje. Andaj per kete ‘kokefortesi’, sipas tyre, edhe e denuan, kurse ata qe deshmuan rrejshem, fituan ‘znacka’ (shenja merite) dhe shperblime.

Koha Javore

2