Hana Cakuli në shërbim për viktimat e trafikimit në Kosovë

October 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Trafikimi i fëmijëve – Shenjat dhe burimet

Fëmijët mund të shfrytëzohen për arsye të ndryshme: për shfrytëzim seksual, për punë dhe për lypje.

Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime të tilla është duke e dëmtuar mirëqenien e fëmijëve, dhe për fat të keq është duke ndodhur në ditët e sotme anembanë botës si dhe në Kosovë.

Duke u ndodhur në njërën nga këto situata të përshkruara më poshtë është një gjë e tmerrshme. Por ky nuk është faji i fëmijëve të cilët e gjejnë veten në rrethana të tilla. Fëmijët si ju janë duke u keqpërdorur nga njerëz të tjerë për përfitim të parave dhe kjo është gjë e gabuar!

Ne jo vetëm që jemi duke kërkuar nga ju të Hapni sytë dhe të Keni kujdes, por ne dëshirojmë t’ju tregojmë se ekzistojnë njerëz që punojnë dhe kujdesen për ju dhe të cilët mund t’ju ndihmojnë.

Prandaj, bëni çmos që mos bini në situata të tilla. Dhe nëse keni rënë në grackë në ndonjërën nga ato situata, provoni të dilni nga aty.

Nëse e njihni ndonjërin i cili gjendet në situata të tilla, bisedoni me të, provoni ta kuptoni dhe ta ndihmoni.

Ju mund të telefononi në Linjën Ndihmëse0800 11112! Është plotësisht falas dhe i disponushëm nga e hëna deri të premten, prej orës 8.00 deri 22.00.

Nëse telefononi këtë numër, ju do të dëgjoni një zë miqësor të një personi i cili është duke pritur thirrjen e juaj për t’ju ndihmuar. Njerëzit që përgjigjen do të bëjnë gjithë çfarë munden t’ju ndihmojnë dhe t’ju bëjnë të sigurt.

Bisedoni me ata – ata janë aty për ju! Ata vetëm do të flasin me ju dhe do të ju ndihmojnë për çfarëdo ndihme që ju duhet.

Hapni sytë. Keni kujdes!