Voto “Aleancen Rinore Shqiptare“ Anton Lulgjuraj

October 12, 2012   | Rajoni / Region

Lista zgjedhore  “Aleanca Rinore Shqiptare“

Anton Lulgjuraj,
Violeta Camaj,Angjell Gojçaj,Shtjefen Lucaj,Besnik Gjonaj, Lindon Camaj, Anton Nikpreleviq,Donika Dusheviq, Robert Vulaj,Violeta Nikpreleviq,Toma Lucoviq, Lindon Camaj, Kristijan Gjonaj, Agron Lulgjuraj, Sandro Camaj, Hana Dedivanoviq, Liridona Lulgjuraj, Arton Gojçaj, Arben Vulaj, Lindon Lucoviq, Rita Camaj, Nikola Camaj, Antoneta Nikpreleviq, Simon Camaj, Danijela Camaj, Kristijan Lucoviq, Shpend Gorvokoviq dhe Lindon Dedivanoviq.



Platforma

  • Themelimin e Komunës Malësia.
  • Respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi konform ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar.
  • Decentralizimin e pushtetit në të gjitha viset e banuara me shqiptar dhe më gjërë në MZ.
  • Perfaqësimi autentik i shqiptarëve në të gjitha institucionet republikane dhe lokale sipas aksionit afirmativ dhe perfaqësimit të barabartë pa diskriminim.
  • Zbatimi i ligjit mbi ndalimin e diskriminit përmes gjykatave kompetente.
  • Përgatitja dhe raportimi i projekteve konkrete që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve.
  • Zhvillimi ekonomik i Malësisë, hartimi i planit urbanistik, planit hapsinor dhe planit zhvillimor.
  • Tërheqja e investimeve të huaja në fushat e ndryshme ekonomike zhvillimore.
  • Zhvillimi i turizmit.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me diasporën.
  • Lufta për barazinë gjinore.
  • Përmirësimi i infrastrukturës përmes investimeve sipas formulës aë parteneritetit publiko-privat.
  • Zhvillimi substancial dhe i qëndrueshëm sipas marrëveshjes së stabilizim – asocimit mes MZ-së dhe BE-së.
  • Sigurimi i pronave private si dhe rishikimi i privatizimeve të dyshuara.
  • Mundësimi i arritjes së nënshtetësisë Malazeze përmes institucioneve të sistemit.
  • Rishikimi i plan – programeve arsimore në gjuhën shqipe.
  • Qasjet se Sa dhe Si ndërtohen programet qeverisëse në trevat shqiptare në Mal të Zi, duke nënkuptuar këtu programet politike apo elektorale, me synim përputhjen e tyre të plotë me interesat e qytetarëve;
  • Qasjet Sa dhe Si funksionojnë, gjithnjë krahasuar me standardet euroatlantike, institucionet kryesore të shtetit malazez, ato të strukturës vertikale të qeverisë, ato të pavarura dhe veçanërisht në ç’marrëdhënie janë ato që normalisht do të duhej të konsideroheshin pushtete të pavarura që e bëjnë demokracinë një sistem funksional dhe ku ka terren për konkurrencën dhe ku mekanizmi i kontrollit dhe balancës është i mirëqenë, mirëveprues dhe i garantuar;
  • Qasjet Sa dhe Si kemi ditur që përplasjen politike dhe sociale të mos e bëjmë modus vivendi i cili mbulon paaftësinë konkurruese dhe për pasojë atë qeverisëse të establishmentit tonë politik;
  • Qasjet Sa dhe Si jemi në gjëndje të ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të krejt shoqërisë, duke ua siguruar apriori që Ne do të punojmë me projekte të bazuara në ligjet e brendshme dhe në ligjet ndërkombëtare, për të arritur të drejtat tona elementare që është detyrim i Shtetit që të na i mundësojë duke qenë se përbëjnë themelin e të gjithë rendit juridik të Shtetit të Malit të Zi.
1